Me pankarta e flamur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në përkrahje të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, një grup i vogël qytetarësh po qëndrojnë para objektit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Në fotografi shihen grupi i qytetarëve që në dorë mbajnë pankarta me mbishkrime “Çfarë do tu themi fëmijëve që u janë zhdukur prindërit nga regjimi i Millosheviqit?”, “Ku është drejtësia për mbi 13 mijë viktima civil kosovarë nga regjimi serb në Kosovë?”, “Ky është racizëm”, “Hashim Thaçi nuk është vetëm emër, është simbol i një epoke të lavdishme”, thuhet në mbishkrime.

Me këtë aktivitet simbolik ata po shprehen kundër kësaj gjykate dhe hetimeve që ajo po bën për ish-luftëtarët e UÇK-së.

Ju pëlqen!

Ndryshe, gjatë ditës së sotme pritet që para kësaj gjykate të paraqitet për intervistim presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Mirëpo se kur do të fillojë ky intervistim dhe në çfarë cilësie do të intervistohet presidentit Thaçi, nuk është bërë ende e ditur.

Prokurori i Specializuar pretendon se Thaçi, Veseli dhe të dyshuarit e tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje.

Krimet e pretenduara në aktakuzë përfshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës, si dhe kundërshtarë politikë.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!