Familja e veprimtarit te vrarë të LDK-së, Haki Imerit, përmes një postimi në Facebook, shkruajnë për të akuzuarit e Gjykatës Speciale, për Baton Haxhiun dhe për ata që do të burgosen për vrasjen e shqiptarëve.
Në reagimin e tyre në Facebook, familja e Haki Imerit, thonë se kjo është një ditë e rëndë për parashikuesit dhe kontribuuesit e zhbërjes së Gjykatës Speciale.
Ata thonë se ditë të rënda po përjeton edhe Baton Haxhiu të cilit nuk i rezultuan të sakta parashikimet për Specialen.
“Vështirë është te kalosh jetën në burg të përjetshëm për vrasje shqiptaresh…”, shkruan familja Imeri.
Postimi i plotë:
Ditë të rënda për parashikuesit dhe kontribuuesit e zhbërjes së Gjykatës Speciale…po ashtu ditë të renda po përjetojnë edhe shokët e shoqet e Grenellit dhe Trumpit, në Kosovë dhe Serbi…
Ditë të rënda për Baton Haxhiun ngase nuk i rezultuan të sakta parashikimet për këtë vit, kuptohet nuk i dolën parashikimet për dështimin e Gjykatës Speciale, parashikime të cilat i kishte që prej nëntorit te 2016 e deri kur u kcej nga avioni i natos Kadri Veseli… sa mirë tallet Batoni me Kadrinë …
Ditë më të “lehta” për disa falltor tjerë përfshi një komandant i cili u pasurua tej mase me një çajtore të rusit në Serbice…
Ky vit e solli një Epoke të re për shqiptarët dhe për amerikanët…
Epoka e ndryshimit erdhi, këtë ndryshim e solli Joe Biden dhe Jack Smith.
Ndëshkimi për ata që kanë vra shqiptar do të jetë i pashmangshëm…
Vështirë është te kalosh jetën në burg të përjetshëm për vrasje shqiptaresh…