Konventa e Veshmbathjeve të Kosovës që ka për qëllim mbështjetjen në zhvillim dhe rritjen e kësaj industrie në Kosovë, është duke u mbajtur për herë të tretë me radhë.


Në këtë Konventë është bërë ekspozita e veshmbathjeve të prodhuara në Kosovë nga 15 kompani vendore, në të cilën përfshihen stilistë individual dhe shtëpitë e modës.

Kryetarja e Bordit Drejtues të Shoqatës së veshmbathjeve të Kosovës, Bardha Sadrija, në hapjen e kësaj Konvente tha se si shoqatë kanë mbështetur promovimin e bizneseve.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

“Që nga viti 2015 kur u themelua shoqata kemi bashkëpunuar me organizata të ndryshme për trajnime. Kemi dhënë përkrahje në promovimin e bizneseve. Duke filluar nga 2020 KAMA do të hyjë në një fazë të re. Duhet të nxisim debatin e ndikimit në mjedis të kësaj industrie”, tha Sadrija.

Ndërsa, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, tha se duhet një bashkëpunim më i madh i bizneseve të kësaj lëmie nga Kosova dhe Shqipëria.

“Ky treg në Shqipëri është disa herë më i zhvilluar se në Kosovë. Shqipëria eksportin kryesor e ka të kësaj lëmie. Të shikojmë mundësinë për të pasur investime të përbashkëta. Ne do të sjellim përfaqësues të bizneseve për të komunikuar me bizneset në Kosovë. Ne do bëjmë gjithçka për të ulur barrierat, mallrat e Kosovës dhe Shqipërisë të kenë tarifa sa më të ulëta”, u shpreh ai.

Matthew Cullinane, ushtrues i drejtorit të Zyrës së Zhvillimit ekonomik të USAID, tha se brendet “Made in Kosova” po depërtojnë gjithandej nëpër botë për shkak të cilësisë së mirë.

“Kjo konferencë është shumë e bukur dhe jemi të lumtur që po marrin pjesë dizajnerët e Kosovës. Vetëm muajin e fundit tri personalitete të botës kanë veshur dizajne të kosovarëve. Brendi ‘Made in Kosova’ kanë depërtuar gjithandej në botë tregon për cilësinë. Kjo konventë vjetore ka mundësuar që të bashkohen çdo vit dhe të diskutohet për veshmbathjet”, përfundoi Cullinane.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...