Qyteti i Korçës është solidarizuar me të prekurit nga tërmeti i rënë një ditë më parë, ku u mori jetën shumë personave dhe la pa strehë shumë të tjerë. Korçarët mëngjesin e sotëm janë mbledhura bashkë duke grumbulluar ushqime, veshje e para për të prekurit nga tërmeti.

Grumbullimi i ndihmave është bërë në tre pika në qytet. Pika e parë është tek Katedralja, një tek bashkia dhe pika e tretë e mbledhjes së ndihmave është tek Univeristeti.

Të gjithë ata që duan t’i bashkohen dhurimit të ndihmave në qytetin e Korçës mund të shkojnë në këto tre vende.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!