Ato mund të zgjerohen në drejtim të shumëfishtë, por gjithmonë tkurren në madhësinë e tyre origjinale. Secili grup i përshtatet fëmijës në rritje për më shumë se 3 vjet para se të rivendoset në madhësi dhe t’i kalohet një vëllai ose motre.

Këto veshje inteligjente janë të frymëzuara nga arti japonez i Origami dhe mund të ndihmojnë botën e modës të zvogëlojë gjurmën e saj mjedisore si dhe të kursejë para prindërve.

Këto rroba janë një ide dhe prodhim i start up-it London ‘Petit Pli’ (frëngjisht; palosje e vogël), themeluesi i të cilit, Ryan Yasin u trajnua si një inxhinier aeronautik, i specializuar në strukturat e palosshme që do të vendoseshin në hapësirë.

Ju pëlqen!

Industria e modës është ndotësi i dytë më i madh në botë që prodhon 1.2 miliardë ton gazra serë në vit, më shumë se aviacioni dhe transporti së bashku. 57% e të gjitha rrobave përfundojnë në deponi.

Fëmijët kalojnë nëpër 7 madhësi veshjesh në 3 vitet e tyre të para të jetës dhe shumë prej tyre hidhen në [plehra akoma pa u veshur apo përdorur.

Për këtë arsye Petit Pli po eksperimenton me variant që do të fshehë njollat dhe ndërkohë po eksploron versionet e të rriturve gjithashtu.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.