Tashmë që veshja e maskës është bërë e domosdoshme, ju duhet të keni parasysh disa këshilla që do t’i ngremë në formën e miteve dhe fakteve:

Fakt: Nuk ka rëndësi vetëm mbajtja e maskës, por edhe mënura si e mbani atë.

Miti: Maskat e rrobës nuk ju mbojnë.

Ju pëlqen!

Fakti: Nëse ato janë krijuar në trashësinë dhe në mënyrën e duhur, ato ju mbrojnë nga spërklat dhe infektimi nga Covid19.

Miti: Maskat mund të shkaktojnë grumbullim të dioksidit të karbonit (CO2).

Fakti: Disa njerëz mendojnë se bllokimi i frymëmarrjes nga maska mund të grumbullojë CO2 dhe mund të ju sëmurë. Kjo nuk është e vërtetë. Maskat ju lejojnë të merrni ajër në mënyrë të mjaftueshme, ndërkohë që mbrojnë gojën dhe hundën nga spërklat.

Miti: Mënyra se si mbani një maskë nuk është e rëndësishme.

Fakti: Veshja e një maske në mënyrë korrekte është çelësi për ta bërë atë efektive në parandalimin e përhapjes së koronavirusit

Lexo po ashtu:  Ju pëlqen të flini në errësirë totale? Mësoni nëse bëni mirë apo keq
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!