Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, premtoi se do të japë ndihmën e saj për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Kështu ajo po promovon bluzat e reja të brendit “Bond”, fitimet e të cilave shkojnë 100 për qind për bamirësi, në ndihmë të nevojtarëve.

Dua publikoi të shtunën disa imazhe në rrjetin social Instagram, ku shfaqej e veshur me një nga bluzat e dizajnuar me simbolet dhe ngjyrat e flamujve shqiptarë.

Ju pëlqen!

Emri Dua Lipa ishte i shkruar me ngjyrat e flamurit të Kosovës, ndërkohë ai i Bond me ngjyrat kuq e zi.

Lutje për Shqipërinë”, shkruhej rreth e përqark bluzës, e cila është në shitje online, ndërsa në mbishkrimin e saj u bëri thirrje sa fansave që t’i blejnë sa më shumë ato, për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti.

Koleksioni i bluzave Bond.Nyc në ndihmë të viktimave të Tërmetit të Shqipërisë! 100% e të ardhurave iu shkojnë viktimave dhe familjeve të të prekurve. Linku për të marrë bluzat tuaja gjendet në biografinë time në Insdtagram! Ndihmoni në ruajtjen e një komuniteti. Me dashuri, Dua”, kanë qenë fjalët e këngëtares Lipa në Instagram.

E njëjta, ka publikuar së fundmi për publikun këngën e saj më të re me titull “Future Nostalgia”, e cila i paraprin albumin me po të njëjtin titull që do të publikohet në fillim të vitit 2020.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!