Ish kreu i SHIK-ut, Kadri Veseli, nesër do të jetë në Hagë për t’u intervistuar nga Gjykata Spceiale.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, nesër pritet të intervistohet nga hetuesit e Gjykatës Speciale, lidhur me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Veselit iu shty termini për në Hagë, pas fillimisht ftesa i kishte ardhur për në datën 4 dhjetor, e më pas iu shty për 10 dhjetor.

Ju pëlqen!

Dëshmitari i Speciales, Naim Miftari, thotë se kjo ka ndodh për çështje të administratës publike, ndërsa thekson se intervistimi i Veselit do të zgjasë tre ditë.

“Mundet me qenë se prokurori apo ndonjë hetues e ka pas pushim atë ditë, besoj se është çështje e administratës. 3 ditë do ta pyesin standard”, ka thënë Miftari.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!