Kjo do të thotë se Messenger i ri është më i vogël për tu shkarkuar, me përditësime më të vogla dhe lançohet më shpejt sesa më parë.Versioni i ri i Messenger në iPhone, Facebook zbulon një ndryshim jetik

Një prej përditësimeve të preferuara të çdo aplikacioni është ai i cili redukton madhësinë e tij dhe e bën më të shpejtë. Këtë premton Facebook me versionin e ri të Messenger për iOS.

Në vend që të punonin kodin ekzistues, inxhinierët e Facebook ka rishkruar nga e para kodin e Messenger duke reduktuar 1.7 milionë linja kodi në vetëm 360 mijë.

Ju pëlqen!

Kjo do të thotë se Messenger i ri është më i vogël për tu shkarkuar, me përditësime më të vogla dhe lançohet më shpejt sesa më parë.

Facebook pretendon se Messenger në iOS tashmë hapet dy herë më shpejtë dhe ka madhësinë e ¼ të versionit të kaluar.

Ne e kemi testuar Messenger e ri dhe ndërsa lehtësisht mund të vihet re se është më i shpejtë sesa versioni i kaluar, pjesa tjetër mbetet e pandryshuar. Disa funksione përkohësisht janë të pa-disponueshme me versionin e ri por Facebook tha se do ti risjellë së shpejti.

Me pak fjalë Facebook nuk ka ndryshuar as edhe një veçori të vetme të aplikacionit por nuk është e vërtetë. Në blogun e inxhinierisë Facebook shpjegon se janë ruajtur vetëm veçori më të mira dhe konfirmuar largimi i seksionit “Discover”

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!