Skuadra e Hellas Verona ka dhënë të rejat mbi mbrojtësin shqiptar, Marash Kumbulla.
Kumbulla ka pësuar një lëndim i cili do t’i humb pjesën e mbetur të këtij sezoni, edhe pse në njoftim nuk caktohet koha për rikuperim.
Qendërmbrojtësi i Verona ka pësuar një dëmtim të femurit biceps. Më poshtë lajmi.net ua përcjell njoftimin e Verona.
Ju pëlqen!
“Ekzaminimet nga specialistët që vizituan sot lojtarin tregojnë se Kumbulla ka pësuar dëmtim të shkallës së parë në kofshën e djathtë. Koha e rikuperimit nuk është e caktuar”, thuhet në njoftim, transmeton lajmi.net.
Marash Kumbulla ka tërhequr vëmendje të madhe me paraqitjet e tij dhe tashmë mund të ketë luajtur ndeshjen e fundit me Veronan.