Vera e vitit 2020 pritet të jeta shumë e nxehtë, ku nuk do të mungojnë temperaturat e larta, që do të arrijnë vlera ekstreme. Sipas parashikimeve të fundit vera e vitit 2020 do të jetë stina më e nxehtë në 100 vitet e fundit. Ky parashikim bazohet në vëzhgimet e viteve të fundit dhe sipas meterologëve, temperatura globale të jenë më shumë se 1.1 gradë mbi mesataren para-industriale. Në qytetet si Madrit, Romë dhe Budapest pritet që temperaturat të shkojnë deri në 45 gradë. Meterologët thonë se kjo situatë është, për shkak të ngrohjes globale, që është shkaktuar nga njeriu.

Studiuesit thonë më tej që nëse parashikimi është i saktë, klima globale rre zikon të humbasë balancat. Shkencëtarët kanë par alajmëruar se ngrohja e më shumë se 1.5C mbi nivelet para-industriale do të ketë efekte të dëmshme në klimën e botës.

Po kështu, vera e vitit 2016 është cilësuar deri më tani si rekord, ku temperaturat arritën në 50 gradë celius në zonat e ulëta, por duhet të shohim këtë të vitit 2020, sa do të shkojnë temperaturat.