Personat që e konsumojnë verën e kuqe kanë një diversitet më të gjerë të baktereve të mira në sistemin e zorrëve, si dhe një sistemin tretës me të shëndetshëm, ne krahasim me njerëzit e tjerë, shkruan Dailymail.

Disa përbërës të verës së kuqe të quajtura polifenole, kanë një ndikim pozitiv në rritjen e numrit të baktereve të mira në sistemin tretës. Gjithashtu sipas këtij studimi, vera e kuqe gjithashtu ndihmon në balancimin e sasisë së kolesterolit në gjak, si dhe mbron sistemin imun duke e parandaluar obezitetin.

Hulumtuesit e studiuan efektin e konsumimit të tri llojeve të alkoolit në 916 femra. Ata i krahasuan rezultatet në mes të pjesëmarrësve që kanë konsumuar verë të kuqe dhe atyre që kanë konsumuar lloje të tjera të alkoolit. Ata që kanë konsumuar verë të kuqë brenda pak javëve, ishin vërejtur efektet/

“Nëse dëshironi të konsumoni alkool dhe të qëndroni të shëndetshëm, zgjidhja e duhur është vera e kuqe”, tha një nga shkencëtarët, pjesëmarrës të këtij studimi.

Sipas studimeve të kaluara, vera e kuqe gjithashtu ka një ndikim në parandalimin dhe zvogëlimin e rrezikut nga sëmundjet e zemrës, demencës si dhe kancerit të zorrëve.

Gjithsesi, ekspertët kanë bërë të qartë se konsumimi i alkoolit duhet të jetë i moderuar, një ose dy gota në javë. /MekuliPress/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”