Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” dhe PEN Qendra e Kosovës do të shënojnë 60-vjetorin e lindjes së poetit dhe studiuesit të letërsisë Prof. Dr. Basri Çapriqi (1960-2018) me një veprimtari shkencore-letrare, e cila do të mbahet në Ulqin, më 17-18 janar.

Në këtë kuadër do të mbahet Sesioni shkencor “Poeti i detit”, në të cilin do të marrin pjesë njohësit dhe studiuesit më të mirë të veprës së Çapriqit, nga Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria. Me këtë rast do të mbahet edhe Ora letrare “Dritaren lëre hapur”, ku do të lexohen vargje nga krijimtaria e Çapriqit

kushtuar atij nga aktorë, poetë, miq dhe kolegë të tij.Gjatë këtij viti po ashtu planifikohet të realizohet një film dokumentar për këtë autor dhe personalitet të shquar të letërsisë, kulturës dhe shkencës shqiptare, si dhe të botohet libri (përmbledhja) me kumtesa nga sesioni shkencor.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Prof. Dr. Basri Çapriqi ishte profesor i rregullt në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, njëri ndër themeluesit e SHAI “Art Club”, kryetar i PEN Qendrës së Kosovës dhe anëtar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave. Çapriqi ka lënë trashëgim një numër të madh të veprave, ku përfshihen disa përmbledhje me poezi, libra nga teoria e letërsisë, studime letrare, publicistikë etj. Ai u nda nga jeta më 14 janar 2018. 

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...