Një president i një vendi sapo akuzoi, për ndalim qarkullim në orare të caktuara, Zvicrën, Gjermaninë, Francën, meqë ra fjala edhe Shqipërinë e Maqedoninë, për shkelje të kushtetutave të tyre. Ky presidenti duhet të ketë këshilltarë ligjorë që nuk e kanë lexuar të gjithë kushtetutën e vendit të tyre. Ai kërkon të ketë gjendje të jashëtzakonshme, por nuk ka menduar më parë të hartonte një ligj për këtë punë. Ka pra nenin në Kushtetutë, por jo ligjin.

Veç të tjerash ky president provoi tri mënyra në të njëjtin fjalim: i ftoi njerëzit në mosbindje civile, u bëri thirrje organeve të rendit dhe sigurisë mos t’u përgjigjen urdhëresave që kërkon gjendja e emergjencës shëndetësore, si dhe tha se e shpie në Gjykatë Kushtetuese vendimin. Dy të parat janë vërtet flagrante.
Pra, provuan në fillim shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, por nuk shkoi diqysh.
Provuan më pas mocionin e votëbesimit, por edhe ky e huqi,
Iu kthyen prapë shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, por nuk shkoi gjithqysh,
U përpoqën dhe një herë për mocionin, por prapëseprapë nuk eci.

Atëherë, si gjithnjë dhe në fund, provojmë të thirremi në kushtetutë dhe bëjmë një konferencë për shtyp në mes të natës.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Ndërkohë, problemi i vërtetë mbetet zotërimi i përhapjes së Koronavirusit dhe jo halli i presidentit.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!