Përkthyesi shqiptar me banim në Suedi, Qerim Raqi, sjell në gjuhën shqipe veprën “Kastrioti i madh i Shqipërisë i mbiquajtur Skënderbeu” nga Stephan Zannovich , botuar në Stockholm më 1788, shkruan MekuliPress.com

Këto ditë nga Shtëpia Notyese “ Magjia e librit” është botuar vepra e Stephan Zannowich :” Kastrioti i madh i Shqipërisë “, në përkthim të Qerim Raqit.
Kjo vepër, siç thekson përkthyesi Raqi, në pasthënien e tij, në përkthim suedisht është botuar në Stockholm në vitin 1788 nga shtëpia botuese Anders Zetteberg, pasi ishte botuar më parë në disa gjuhë europiane si gjermanisht, frëngjisht, italisht, rusisht, etj.. Emri i përkthyesit nuk dihet.
Kjo vepër ishte botuar në gjuhën frënge në vitin 1779, në Paris me titullin “Le grand Castriotto d’Albanie” dhe në Frankfurt, po atë vit, nga shtëpia botuese Cmez Kesler. Në gjuhën gjermane vepra është botuar më 1784 në Vjenë. Pjesë të librit të Zanovichit janë botuar në gjuhën shqipe, pjesa e fjalës lumtumirëse të Skënderbeut para princave të arbërit dhe birit tij Gjonit, pjesë kjo që u quajt “Testamenti i Skënderbeut.

Kjo vepër pati një jehonë të madhe në kohën kur u botua, por ajo ka një vlerë hostoriko-letrare edhe sot, pavarësisht vlerësimeve kontradiktore që i janë bërë kësaj vepre nga historiografia jonë.

Ju pëlqen!

Përkthyesi Qerim Raqi thekson më tutje se “botimit në Frankfurt i mungon pjesa hyrëse e veprës, ku autori jep legjendën e Menanderit në Tur. Botimi në Paris, ndërkaq, është i njëjtë me botimin në Stockholm, pra sipas të gjitha gjasave përkthimi në suedisht është bërë nga libri i botuar në gjuhën frënge në Paris (1779 ). Në gjuhën gjermane vepra është botuar me 1784 në Vjenë”.

Pjesë të librit të Zanoviçit janë botuar në gjuhën shqipe, pjesa e fjalës lamtumirëse të Skënderbeut para princave të arbërit dhe birit të tij Gjonit, pjesë kjo që u quajt ”Testameti i Skënderbeut” dhe që u botua veçan edhe në disa gjuhë.
”Me përmbajtjen e saj shumë aktuale e luftararke, ajo bëri bujë të madhe dhe u përkthye në disa gjuhë. Ndikimi i saj ishte i madh edhe në letërsinë e shek. XIX.

Në veprën e Stephan Zannoviçit flitet poashtu për letërkëmbimet e Skënderbeut me Sulltan Mehmetin. Ajo që bien në sy – thekson përkthyesi Raqi – është fakti se në njëren letër që Skënderbeu i dërgon këtij sulltan
Mehmetit më 1461 thuhet se letra është e shkruar në gjuhën arnaute , pra në gjuhën shqipe.
Pasi jep transkiptimin e kësaj letre, autori Zanowich, në fusnotë, në f.54, shpjegon edhe njëherë se letra në gjuhën arnaute gjendet në Arkivin e familjes Czernivich Castriottiks në Mal të zi, e ruajtur në Katedralen e Shën Veneranda në Cetinje.
Ky fakt na shtyn të mendojmë për shkrimin e hershëm të gjuhës shqipe, pra e çon dëshminë e shkrimit të shqipes para dokumentit më të hershëm të shkruar në gjuhën tonë Formula e pagëzimit e datës 8 nëntor 1462. Pse pikërisht kjo letër është shkruar në gjuhën shqipe, në cilin dialekt do të jetë shkruar kjo letër? A mund të gjendet kjo letër dhe të dokumentonim shkrimin e shqipes edhe para Formulës së Pagëzimit?
Këto janë pyetje që të nxisin refleksione rreth mundësisë eventuale të gjetjes të kësaj letre, punë kjo për historianët, gjuhëtarët dhe albanologët”, përfundon pasthënien e tij përkthyesi Qerim Raqi.

Qerim Raqi i lindur në fshatin Dardhishtë të Kastriotit (ish Obiliq) ka studiuar në Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe në Fakultetin filologjik në Prishtinë. Në Halmstad të Suedisë ka studiuar programin studimor Kultura dhe Komunikimi , me orientim të ngushtë Letërsi krahasuese. Ka botuar librat me poezi :
” Gjak në mallin tim”, ”Era ” Prishtinë, 2010 ( poezi), “ The Orpheus’s Broken Lyre“, “Marin Barleti”, Tiranë, 2011 ( poezi ), studimin monografik “ Lirika e gjakut – universi poetik i Qerim Ujkanit” ( kritikë letrare, ) , botoi “ Rozafa” Prishtinë, 2019. , si dhe një varg përkthimesh:
“Antologji e poezisë suedeze”,, ( përkthim dhe përzgjedhje e 100 poetëve suedezë ,) botoi “Rozafa”, Prishtinë, 2019 ,
“ Nelly Rapp dhe Akademia e Përbindëshave “ të autorëve Martin Widmark & Kristina Alvner , botoi “ Magjia e Librit” , Prishtinë, 2019. ( roman për fëmijë). Mats Strandberg & Sofia Falkehhem: “ Përbindëshi i natës”, ( roman për fëmijë), “ Magjia e librit”, Prishtinë, 2020; Veprën e plotë të Tomas Tranströmer-it ( fituesi i çmimit Nobel) “ Enigma e madhe, poezia dhe proza “, botoi “ Aleph” , Tiranë, 2020,; Åsa Larsson & Ingela Korsell: “ Demoni “ ( seria e librave PAX, pjesa 4, roman për të rinj).

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.