Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka vendosur që të mos lejojë vazhdimin e çfarëdo seance plenare ku është i pranishëm zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj.

Kështu ka bërë të ditur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, përcjell e pavarura MekuliPress.com

“Si Grup Parlamentar kemi vendosur që të refuzojmë të lejojmë vazhdimin e çfarëdo seance plenare ku është i pranishëm Driton Selmanaj. Për ne si Lëvizje, ky njeri është i papranueshëm në Kuvend. Çështja e të pagjeturve nuk është çështje e një subjekti politik apo individi te caktuar, por është problem dhe dhimbje që prek të gjithë qytetarët e kësaj Republike”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje, ai ka shkruar se ” Qëndrimet e Jabllanoviqit dhe Driton Selmanajt nuk kanë hapësirë në sferën publike, dhe prandaj është krejtësisht e domosdoshme kërkesa e gjithë qytetarëve, pa dallim subjekti, që Driton Selmanajn duhet ta pret fati i njëjte si i Jabllanoviqit, pra shkarkimi i menjëhershëm”.