VENDIMET E “ASNOM-it” NË PREAMBULËN E KUSHTETUTËS, PËRCAKTUES TË STATUSIT INFORMAL TË SHQIPTARËVE NË ISH IRJM

Afrim Fanda

Para ca ditësh, pothuajse në heshtje të plotë mediatike, në fshatin Dobërdoll të Gostivarit, u bë ceremonia e shpalosjes së pllakës përkujtimore të dëshmorit të kombit Izet Aliji Kamberi, komandat i bataljonit të dytë të ushtrisë shqiptare në krye me komandant Xhemë Gostivarin. Izet Aliji Kamberi ra dëshmor në luftimet me partizanët jugosllavë në betejën e Treskës (lumi Treska) në afërsi të fshatrave Gurgurnicë dhe Koritë, vetëm disa muaj pas mbledhjes së parë të “ASNOM-it”, ku ishin marrë vendimet për pushtimin e territoreve të lira shiptare, në atë kohë në kuadër të shtetit të bashkuar shqiptar. Me iniciativën e nipërve të tij, të cilët zbatuan amanetin e së ëmës së dëshmorit, nënës Vahide, eshtrat e tij u rivarosën më 24 dhjetor 2019, me rastin e 75 vjetorit të rënies, nga fshati Koritë ku u varos pas rënies, në fshatin e tij të lindjes, Dobërdoll.

Ky veprim i familjes së dëshmorit, përveç se i nderoi ata si familje, me respektin dhe krenarinë që treguan për veprën e gjyshit të tyre i cili sakrifikoi jetën e tij në mbrojtje të Shqipërisë së bashkuar, dha edhe një grimcë shprese për shoqërinë shqiptare në respekt të historisë dhe dëshmorëve të kombit. Por, për fat të keq, njëkohësisht shpalosi edhe mjerimin, hipokrizinë dhe mbi të gjitha statusin e informalitetit në të cilën është zhytur e gjithë shoqëria shqiptare, me në krye përfaqësuesit e tyre politikë.

Në çdo shtet të lirë dhe demokratik, rivarosja e eshtrave të heronjve, bëhet me ceremoni e nderime ushtarake, në prani të përfaqësuesve të pushtetit lokal dhe atij qendror si dhe në prani të mediave kombëtare. Në shenjë respekti ndaj figurës dhe veprës së heroit, zakonisht ngrihen buste apo pllaka përkujtimore në sheshin e qytetit, e poashu emërohen edhe rrugë, shkolla e institucione me emrin e tij. Në ceremoninë e shpalosjes së pllakës përkujtimore të dëshmorit Izet Aliji Kamberi, nuk ishte prezent asnjë zyrtar shqiptar, asnje asnje përfaqësues i partive politike shqiptare përfshirë edhe ato opozitare, a thua se dëshmori Izet Aliji Kamberi ra në luftë për interesat vetëm të familjes së tij . Pse? Sepse, edhe përkundër etjes së madhe per vota, dhe në dukje nje rast i mirë për të përfituar vota, partitë politike, përfshirë edhe ato opozitare, e dinë mirë se këto vota nuk do të mund të materializoheshin në synimin e tyre të vetëm për pjesëmarrje në pushtet, përderisa pushtetin në dorë kanë ata që në kushtetutën e ish IRJM mbajnë edhe sot e kësaj dite vendimet antishqiptare të ASNOM-it.  Ndaj dhe, ashtu si statusi informal i shqiptarëve në këtë shtet, edhe ceremonia e shpalosjes së pllakës përkujtimore, u bë në kushtet e nje informaliteti, pa prezencën e asnjë partie dhe zyrtari shqiptar, pa praninë e mediave, e në vend se në qendër të Gostivarit, u bë në varezat e Dobërdollit. Sepse Izetin dhe bashkëluftëtarët e tij, të cilët, me mbështetjen e popullatës shqiptare të këtyre trevave dhe në mbrojtje të tyre, luftuan si një ushtri e organizuar kundër hordhive bullgare e në fund me ato partizane, përfaqësuesit politikë të shqiptarëve, sipas vendimeve të ASNOM-it, edhe sot e kësaj dite i trajtojne si armiq, “ballist” që luftuan kundër “shtetit komb të Maqedonisë”. Duke qenë dakord me këtë kushtetutë në përputhje me vendimet e ASNOM-it, partitë politike shqiptare miratojnë masakrat që u bënë jo vetëm ndaj luftëtarëve të ushtrisë shqiptare të zënë rob, por edhe ndaj popullsisë civile në këto treva. Miratojnë veprimet e pushtetit të dalur nga mbledhja e parë e  ASNOM-it, i cili mbasi shuajti me gjak rezistencën e armatosur të shqiptarëve,mbushi të gjitha burgjet, godinat e shkollave dhe manapollin e duhanit në Tetove me të burgosur shqiptarë, një pjesë e mirë e të cilëve nxireshin natën nga partizanët jugosllavë për të mos u kthyer më kurrë në familjet e tyre.  Ndaj dhe partitë shqiptare, përfshirë dhe ato opozirate, nuk kanë se si kërkojnë as varret e atyre që në vitet në vazhdim pas ASNOM-it u vranë pa gjygje, e edhe sot e kësaj dite konsiderohen si të zhdukur.

Sot, ashtu siç është i padiskutueshëm respekti i shqiptarëve për ata burra të guximshëm shqiptarë që në kushtet e favorshme të krijuara, ditën të ndërtojnë shtetin dhe administratën shqiptare në këto treva, dhe të luftojnë me trimëri në mbrojtje të popullit dhe shtetit të bashkuar shqiptar, ashtu rëndon dhe pesha e krimit mbi përfaqësuesit politik shqiptarë, që shkelin mbi gjakun e këtyre dëshmorëve dhe qytetarëve të pafajshëm, e tradhëtinë e interesave politike të shqiptarëve sot e bëjnë, jo të kërcënuar për jetën, por për të përfituar mbi fatkeqsinë e popullit.

https://www.facebook.com/TvGlobi/videos/614076482672415/?t=2