Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka njoftuar se ka marr vendim ta rikthej Udhëzimin Adminitrativ e ish ministrës Hykmete Bajrami të marrur në vitin 2017 për cilësinë e karburanteve të lëngëta të naftës. Ajo gjithashtu ka njoftuar se me këtë vendim, ka anuluar edhe dispozitat kyçe të Udhëzimit Administrativ (MTI) nr. 09/2020 për kontrollin dhe cilësinë e karburanteve të lëngëta të naftës, duke theksuar se tash kontrolli i naftës i kthehet Doganës së Kosovës.

“Kontrolli i naftës i kthehet në Doganë, vendoset ligjshmëria. Falë punës së mirë ekipore në MINT, sot mora vendim për të anuluar dispozitat kyçe të Udhëzimit Administrativ (MTI) nr. 09/2020 për kontrollin dhe cilësinë e karburanteve të lëngëta të naftës, i cili jashtëligjshëm ka bartur kompetencën e kontrollit të konformitetit të karburanteve nga Dogana e Kosovës te kompanitë private të lidhura me ish-pushtetarët”, ka shkruar Hajdari.Sipas saj, përveç autoritetit ligjor, Dogana ka kapacitetet më të larta për të kontrolluar cilësinë e naftës dhe derivateve dhe për të mbrojtur tregun dhe konsumatorin në Republikën e Kosovës.Hajdari ka shkruar se “Laboratori i Doganës, që u mbyll kundërligjshëm nga ish-ministri, është investim mbi 1 milion euro nga buxheti i shtetit dhe se vendimi i sotëm siguron sundimin e ligjit dhe mbron kontributin e tatimpaguesve”.Hajdari po ashtu ka bërë të ditur se ka emëruar një grup punues që do të përmbyllë hartimin e Projektligjit për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburante të Ripërtërishme në Republikën e Kosovës.“Ne do të angazhohemi që ky projektligj t’i paraqitet për miratim Kuvendit të Republikës brenda 100 ditëve të para të qeverisë Kurti II. Vendimi i plotë, me arsyetimin e hollësishëm, botohet në Gazetën Zyrtare dhe në sajtin e Ministrisë: https://mint.rks-gov.net/page.aspx?id=1,40”, ka shkruar Hajdari.

Emisioni “KallxoPernime”, në muajin mars ka transmetuar hulumtimin rreth krijimit të trupave inspektuese për kontrollin e cilësisë së naftës.Në këtë hulumtim ndër të tjera u pasqyra ‘pingpongu’ i ish ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi me ish kryeministrin, Avdullah Hoti.

Ju pëlqen!

Hoti kërkonte shfuqizimin e këtij udhëzimi, ndërsa ministri Krasniqi kishte thënë se ky udhëzim nuk do të shfuqizohet.Më 29 janar, Hoti kishte thënë që udhëzimet që nuk janë në përputhje me ligjin do të shfuqizohen, duke përfshirë edhe këtë për monopolin e naftës.“Për udhëzimin që e keni fjalën unë e kam me datë 11 janar të zyrës ligjore, që ai udhëzim administrativ nuk është në përputhje me ligjin dhe unë kam dërguar shkresë te ministri që të anulohet ky udhëzim.

Afat ka pasur deri më 21 janar, meqenëse kjo nuk ka ndodhur, unë do e fus në rend të ditës në votim në Qeveri”, pati paralajmëruar Hoti.Udhëzimi administrativ i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë kontrollin e cilësisë së naftës këtë vit, ia mori Doganës së Kosovës dhe e kaloi te trupat inspektuese private të emëruara nga kjo ministri.Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka emëruar dy kompani për kontrollin e cilësisë së naftës: kompaninë e Jakup Gashit dhe kompaninë e Valdet Teneqes.Valdet Teneqja është baxhanaku i Endrit Shalës, ish-ministrit të Tregtisë dhe Industrisë./Afërdita Fejzullahu/

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.