Fredie Blom, burri më i moshuar në botë vdiq dje në moshën 116 vjeçare. Ai kishte lindur në vitin 1904 në provincën Cape në Afrikën e Jugut, megjithëse ditëlindja e tij nuk u verifikua kurrë nga Guinness Records World.

Kur ishte adoleshent, e gjithë familja e tij u shua nga pandemia e gripit spanjoll të vitit 1918, ndërkohë ai i mbijetoi pandemisë së gripit spanjoll dhe 2 luftërave botërore. Në një intervistë për BBC në vitin 2018 ai thoshte se nuk ka një sekret të veçantë për jetëgjatësinë e tij.

“Ka vetëm një gjë – është ai sipër njeriut, zoti. Ai ka të gjitha fuqitë. Unë nuk kam asgjë. Unë mund të iki në çdo kohë, por ai më mban”- thoshte Blom.

Z. Blom e kaloi pjesën më të madhe të jetës si punëtor fillimisht në një fermë dhe më pas në industrinë e ndërtimit dhe doli në pension afro të 80-tave.