Vanessa Bryant veproi e para, por tani duket se edhe familjet e viktimave të tjera të aksidentit tragjik që i mori jetën yllit të basketbollit Kobe Bryant e kanë ndjekur pas. Bashkëshortja e ish-kampionit të Los Angelos Lakers hodhi në gjyq kompaninë që kishte në zotërim helikopterin e tragjedisë, në muajin shkurt, ndërsa tani edhe familjet e katër pasagjerëve që mbetën viktima në përplasjen e helikopterit në 26 janar, kanë vendosur të nisin një procedim ligjor kundër Island Express Holding Corp, që zotëronte helikopterin që u rrëzua.

Procedimi gjyqësor u ngrit nga dy djemtë e mbijetuar të trajnerit të bejsbollit të Orange Coast College, John Altobelli dhe bashkëshortja e tij Keri. Vajza e tyre Alyssa luante basketboll me Gianna, të bijën e Kobe. Një tjetër proces gjyqësor është prezantuar nga burri dhe tre fëmijët e Christina Mauser, e cila ndihmonte Bryant të stërviste ekipin e basketbollit të vajzës së saj. Denoncimet u paraqitën veçmas të dielën në Gjykatën Superiore në Los Angeles.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!