Vazhdon tradita politike e LDK-ës !

 Sylejman Krasniqi

Në javën e parë të nëntorit në rubrikën “Rubikon” të udhëhequr nga  Adriatik Kelmendi në televizionin e KlanKosovës  ishte ftuar për intervistë Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-ës. Lumiri ishte zgjedhur kryetar partie pas dorëheqjes së Isa Mustafës si pasojë e humbjes së zgjedhjeve të përgjithëshme të 14 shkurtit të vitit 2021. Opinioni në Kosovë mendonte  se në LDK do të bëhen reforma dhe do të futet një frymë e re dhe me mentalitet tjetërfare nga ajo e para tridhjetë vjetëve. Vërtetë u shmangën nga kryesia disa emra të vjetër dhe  për të cilët mendohej se ishin fajtorë për humbjen e elektoratit.

Ju pëlqen!

Opinioni në Kosovë kaherë ka dëshiruar që partitë politike të reformohen ose të krijohen parti të reja të cilat do t’i përgjigjeshin nevojave të kohës dhe të lirohen nga mentaliteti i vjetër partiak. Sidomos LDK-ja ka pasur nevojë të lirohet nga shkolla partiake e LKJ sepse në të u instaluan aktivistët e Rinisë Socialiste të Jugosllavisë me gjithë mentalitetin e tyre të vjetruar të bashkim-vëllazërimit.

Mendova se me Lumir Abdixhikun LDK-ja do flaket nga disa mendësi të dëmshme për zhvillimet brenda shqiptare. U zhgënjeva kur nga goja e tij i dëgjova disa mendësi, opinione dhe veprime  të pakuptimta të thëna dhe të bëra edhe nga paraadhësit e tij partiak e të cilat kanë të bëjnë me marrëdhënjet brendashqiptare. Duke filluar nga minuta e 21 e emisionit në fjalë Lumir Abdixhiku thotë:“Brenda LVV-ës ka njerëz që shtynë, me ose pa qëllim, agjenda kundër republikës dhe shtetit të Kosovës dhe kundër interesave amerikane dhe kryesisht bëhet nga një grup që vjen nga Tirana e që kanë rol politik brenda LVV-ës dhe sot bëjnë politikën shtetërore” Pas kësaj fjalie, si me padurim, ndërhyri  Adriatik Kelmendi “Një nga koordinatoret është Dejona Mihali” nga frika se mos po e harron Lumiri! Pastaj Lumir Abdixhiku e sugjeronte qeverinë që pjesëtarët e LVV-ës të cilët janë nga Shqipëria të ndiqen nga shërbimet  e sigurisë së shtetit. Mendova se mos e kam dëgjuar gabimisht këtë fjali dhe e lëshova disa herë inqizimin e marrë nga interneti.

Për fat të keq tonin këto që i dëgjova ishin të vërteta. Dhe përnjëherë mu kthye mbamedja tek  koha sa ishte kryeministër Isa Mustafa dhe tek tri ndodhitë e kohës së akademikut tonë:

  1. U largua me dhunë nga Kosova Bojken Abazi, aktivist i LVV-ës nga Tirana, dhe iu ndalua hyrja në Kosovë si i padëshiruar.
  2. U arrestua Albin Kurti në ditën e Nëntorit tonë të shenjtë me praninë e 1500 policëve.
  3. Kur Edi Rama e mbajti një fjalë rasti në Kuvendin e Kosovës dhe me atë rast e dha idenë për zgjedhjen e një presidenti mbarëshqiptar menjëherë doli nga salla Abdullah Hoti në oborrin e Kuvendit e mbajti një konferencë për media në të cilën tha se kryeministri Rama nuk po i ditka “aspiratat e kosovarëve” duke e kundërshtuar haptazi propozimin e Edi Ramës.

Dhe ky nuk është i tërë”thesari politik kundërshqipërisë politike”  i LDK-ës.

Ibrahim Rugova ose “Presidenti historik”, nëpër  konferenca të “xhumave” përherë kërkonte që Kosova të ishte e hapur ndaj Sërbisë dhe Shqipërisë dhe pas kthimit nga Konferenca e Rambujesë nuk zbriti në aeroportin e Rinasit(!?).

Në botimin e dytë e të zgjeruar të “Fjalorit enciklopedik shqiptar” nuk mori pjesë Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës dhe dihej se ndikim ka pasur pikërisht LDK-ja.

E njejta ASHAK nuk mori pjesë as në përpilimin e Platformës për zgjedhjen e çështjes kombëtare e ftuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë.

Më vajti mendja se si do të vepronte LDK-ja, po të ishte në pushtet, në kohën e ministrit Ernest Koliqi kur në Kosovë i angazhoi disa qindra arsimtarë  nga e gjithë Shqipëria për ta arsimuar popullin shqiptar të Kosovës ose po të ishte në pushtet në kohën e Fadil Hoxhës kur erdhën me qindra profesor nga Universiteti shtetëror i Tiranës për ta ngritur në nivel të duhur Uneiversitetin e Prishtinës?

Prandaj them se LDK-ja nuk paska punuar fare në reformim të partisë( Lidhjes) por po e vazhdon me avazin e vjetër.

Nuk mbaj mend që LDK-ja të ketë kërkuar ndonjëherë që të shpallet i padëshiruar nga organet e sigurisë të Kosovës ndonjë sërb nga Sërbia sikurse u shpall Bojke Abazi ose si po “këshillon” Adriatik Kelmendi për Dejona Mihalin e Lumir Abdixhiku nuk e veçoi me emër asnjërin nga “ata” të Shqipërisë, por i përfshiu të gjithë me të njejtin thes dhe don t’i pastroi me të njejtën fshisë.

Me sa po duket LDK-ja mund të bëjë reformim të çfardoshëm brenda saj vetëm në raport me Shqipërinë do të ngelet ende tepër e ngurtë.

E kjo duhet të mbetet, me patjetër, vazhdimësia e shkollës së Kumrovcit dhe e “bashkim-vëllazërimit” të çelniktë!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

“ Nga na polli varianti për republikë të Kosovës”

“Të hapur ndaj Sërbisë dhe Shqipërisë”

“ Nga Rambullet-i nuk zbret në Rinas”

“Arrestohet Albin Kurti në ditën e Flamurit më 2015 nga Isa Mustafa”

“ Kur Edi Rama në Kuvendin e Kosovë propozon një kryetar shteti të përbashkë, Abdullah Hoti qet tym dhe flakë”

“Kur Akademia e Shkencave e Shqipërisë propozon platformë të përbashkët për bashkim, ASHAK nuk i përgjigjet”

“Isa Mustafa e përzë si të padëshiruar Bojken Abazin nga Kosova më 2015
“ Halil Matoshi e pyet për “kombin kosovar” Edi Ramën në Pallatin e Rinisë”

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!