Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj deklaratës së fundit të presidentit Hashim Thaçi, i cili sot tha se u pa se në Shtëpinë e Bardhë nuk pati thika e as ndarje të Kosovës.

Lidhur me këtë deklaratë, Haxhiu ka thënë se pyetjen për thika e harta presidenti është shumë vonë t’ja bëjë dikujt tjetër.

“Tash pasi kjo gjë u vërtetua e stërvërtetua nga vet Grenell e Bolton nuk ka pse i bën pyetjet përgjigjet e së cilave i kemi të mirënjohura”, ka thënë Haxhiu.

Ju pëlqen!

Postimi i plotë:

Pyetjen për thika e harta presidenti është shumë vonë t’ia bëjë dikujt tjetër. Pyetja e tij është pyetje ekskluzivisht për vetën, ani pse përgjigjen e dimë, madje të vërtetën. Tash pasi kjo gjë u vërtetua e stërvërtetua nga vet Grenell e Bolton nuk ka pse i bën pyetjet përgjigjet e së cilave i kemi të mirënjohura. Përtej kësaj, edhe para përgjigjeve të zyrtarëve amerikan kemi deklaratat e vet presidentit, nga deklarata në forumin e Alpbach në Austri, ku deklaronte se është i gatshëm edhe për marrëveshje ku përfshihen lëvizjet e kufijve, e deri te quajtja e veriut të vendit dhuratë e Rankoviqit, s’janë asgjë tjetër pos përpjekje me thika mbi hartën e Kosovës.

Pyetjen për thika e harta presidenti është shumë vonë t’ja bëjë dikujt tjetër. Pyetja e tij është pyetje ekskluzivisht…

Slået op af Albulena HaxhiuMandag den 7. september 2020

 

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.