Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandër Vulin ka vijuar të replikojë në distancë me kryeministrin shqiptar Edi Rama, për sa i përket çështjes së Shqipërisë së Madhe.

Më herët Vulin kishte deklaruar se vetëm serbët mund ta ndalnin krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’, ndërsa Rama i kërkoi “llogari” Presidentit Vuçiç, ndërsa e cilësoi deklaratën si “shfaqe të dëshpëruar e të menduarit të mjerë që duhet dënuar.”

Por sot ka ardhur edhe kundërpërgjigja e Vulin, i cili shkruan se Ramën e kujtojnë më shumë për çorapet e grisura se sa për idetë e shkëlqyera.

“Nëse Rama do të interesohej për paqen në rajon, ai nuk do të lavdëronte vrasësit nga të ashtuquajturit UÇK u përpoq të përcaktonte kush do të qeveriste Malin e Zi. Nëse ai do ta dinte se çfarë eshte te kesh fytyre, Rama nuk do të përpiqej të paraqiste manastiret serbe në Kosovë dhe Metohi si trashëgimi të popullit të tij në librat shkollorë zyrtarë të shtypur nga qeveria e tij.

Vetëm në botën e cicërimave dhe imitimeve, Ramën, e kujtojmë më shumë për çorapet e tij të shqyera sesa për idetë e shkëlqyera”, shkruan Vulin.