Edhe këtë të shtunë, kanë vazhduar kolona të gjata, nëpër kufij.

Bashkatdhetarët tanë, të cilët kanë qëndruar për festat e fundvitit në Kosovë, edhe këtë të shtunë, janë duke pritur deri në 4 orë për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdare.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, kolonat në dalje janë deri në 5 orë pritje, ndërsa për të hyrë deri në pesë deri dhjetë minuta. Kurse në kufirin Hani i Elezit për të hyr dhe dalë nga Kosova nuk ju duhet më shumë kohë se 5-10 minuta.

Ju pëlqen!

Njësoj është edhe në kufirin Vermicë. Ndërsa nga pika kufitare Dheu i Bardhë pritja është 1 orë për të dalë nga Kosova.

Në kufirin Muçibabë pritja është 1 orë e 30 minuta për të dalë nga Kosova. Kufiri Mutivodë pritja është 3 orë për të dalë.

Në kufirin Jarinjepritja është 2 orë e 20 minuta deri 3 orë për të dalë nga Kosova.

Për të përcjellë gjendjen në kohë reale në të gjitha vendkalimet kufitare të Kosovës me vendet fqinje klikoni në faqen e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.