Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA distancohet dhe dënon përdorimin nga Qeveria Shqiptare të simbolikave që dëmtojnë të ardhmen evropiane të Shqipërisë dhe faktorit shqiptar.

Kohët e fundit, në një errësirë zyrtare informative, publiku u njoh shkarazi, me ngritjen e një memoriali të vendosur në Parkun e Tiranës, në nderim të një numri shtetasish turq, të cilët kanë humbur jetën gjatë trazirave të ndodhura në Turqi në Korrik 2016. Për publikun mbeten të pasqaruara arsyet e një veprimi të tillë dhe mungesa e llogaridhënies dhe transparencës në këtë rast tregon se praktikat, që ndiqen dhe realizohen në institucionet shtetërore i nënshtrohen dëshirave dhe interesave të drejtuesve të tyre, jashtë standardeve demokratike.

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA u themelua nga korifenjtë e mendimit modern shqiptar, Noli e Konica si një domosdoshmëri për të nxitur dhe bërë realitet shkëputjen nga errësira qindra vjecare otomane dhe orientimin e Shqipërisë drejt perëndimit, të cilit i kemi përkitur dhe do t’i përkasim.

Ju pëlqen!

Në këto rrethana VATRA dënon publikisht dhe distancohet qartazi nga ngjarja e fundit dhe nga cdo tentative të ngjashme, simbolika e të cilave synon plotësimin e agjendave, me të cilat shqiptarët janë ndarë që prej më shumë se një shekulli. Ftojmë forcat politike shqiptare, pa dallim, që cuditërisht po heshtin, t’i bashkohen qëndrimit të qytetarisë shqiptare.

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA ka shprehur në vazhdimësi publikisht dhe jopublikisht tek institucionet amerikane, shqetësimin e thellë për gjendjen e demokracisë në Shqipëri, në tërë kompenentët përbërës të saj. Por, ngjarja e fundit, përcjell mesazhe të dëmshme në kuadër të një optike më të gjerë të partneritetit strategjik.

I bëjmë thirrje Kryeministrit Edi Rama të nisë menjëherë fuqizimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, ringritjen e këtyre marrëdhënieve në nivelin, që shqiptarët kërkojnë dhe të heqë dorë nga cdo simbolikë që dëmton objetivat tona perëndimore./MekuliPress/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.