Misioni Diplomatik për Paqe e Zhvillim, me qendër në Tiranë, në bashkëpunim me partnerët e vet ndërkombëtarë si: American Diplomatic Mission for World Peace (ADMWP), Academy of Universal Global Peace (AUGP), United Nations University for Global Peace (UNUGP), Diplomatic Society Saint Gabriel (DSSG), në shenjë respekti për Misionaren e Paqes Vasfije Krasniqi-Goodman, e nderuar nga Kongresi Amerikan dhe Parlamenti Europian si e mbijetuar dhe dëshmitare historike e dhunës serbe ndaj grave dhe vajzave të Kosovës gjatë luftës 1998-99, organizoi ceremoninë e vlerësimit të këtij personaliteti të lartë, aktiviste e mbrojtjes të të Drejtave të Njeriut, me Medaljen e Artë “Order of Peace Missionary Saint Mother Teresa” (Urdhri i Misionarit të Paqes Shenjtorja Nënë Tereza), si dhe me diplomat përkatëse.

Ky titull erdhi si propozim i bashkëpunëtores dhe drejtueses së Grave Misionare të Paqes të DMPP për Ballkanin, njëkohësisht Drejtoreshë e Aleancës Kosovare të Bizneseve, Lumnije Ajdini.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin drejtues të lartë dhe personalitete të artit, kulturës, politikës, shoqërisë civile.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Ishin të pranishëm dhe aktorja e njohur shqiptare, Tinka Kurti, gazetarja e njohur Zenepe Luka, artistë të njohur të skenës, poetë, shkrimtarë, biznesmenë si dhe aktivistë të dalluar për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, si ambientalistja Ina Kasimati, etj.

Shefki Hysa, Guvernator i Misionit Diplomatik Paqe e Zhvillim, theksoi ndër të tjera: “Rruga e Paqes sot është nga më të vështirat, gati e pamundur herë-herë, rrugë sakrificash sublime gjer në flijim e vetëflijim në mbrojtje të komuniteteve paqedashëse, paqebërëse e paqembrojtëse. Pikërisht si rruga e mbijetesës së misionares së paqes Vasfije Krasniqi, tanimë legjendë e gjallë e martirizimit dhe simbol i gruas me kurajo, qytetare që theu çdo tabu dhe denoncoi me forcë dhunën serbe ndaj grave e vajzave gjatë luftës së viteve 1998-99, grua që solli lirinë e pavarësinë e Kosovës”.

Agim Shahini, kryetar i Agjencisë Kosovare të Biznesit, tha se sot ne vlerësojmë Vasfije Krasniqi-Goodman për guximin e saj heroik, me titullin Ambasadore Nderi e Misionit Diplomatik Paqe dhe Zhvillim dhe me Medaljen e Artë “Urdhri i Misionarit të Paqes Shenjtorja Nënë Tereza”, duke besuar se si pjesë e armatës së madhe të misionarëve dhe luftëtarëve të Paqes që sakrifikojnë kudo në Glob për mbrojtjen e vlerave hyjnore të njerëzimit, ajo do ta shumëfishojë kurajën për të denoncuar çdo akt dhune, veçanërisht ndaj grave dhe vajzave. Vasfije Krasniqi sot e tutje është mes një ushtrie të madhe aktivistësh të shquar të Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut dhe si e tillë do të jetë simbol hyjnor jo vetëm për Kosovën, por për gjithë komunitetet paqedashëse kudo në Botë. Ajo tashmë është një luftëtare e vërtetë në shërbim të Paqes Sociale Globale.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...