Një variant i ri i koronavirusit është zbuluar në Brazil. Ky variant mund të infektojë ata që e kanë kaluar njëherë Covid-19.

Britania po përgatitet të ndalojë udhëtimet drejt Brazilit për shqetësimet në lidhje me importimin e variantit të ri.

Kjo masë pason një rritje të madhe të rasteve në Manaus, një qytet që besohej se ishte pranë arritjes së imunitetit të tufës nga vala e parë. Hulumtimi i botuar vitin e kaluar sugjeroi që 76 për qind e njerëzve në Manaus ishin prekur deri në tetor.

Ju pëlqen!

Megjithatë, në këtë qytet u vu re muajin e kaluar një rritje e papritur e rasteve të reja. Tani atje është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, ndërsa spitalet po arrijnë kapacitetin 100 për qind.

Një studim i ri nga një ekip ndërkombëtar studiuesish, përfshirë shkencëtarët e Imperial College dhe Universitetin Edinburg, zbuloi se 41 për qind e rasteve që janë regjistruar rishtas në Manaus janë shkaktuar nga varianti i ri.

Mutacioni që ka pësuar virusi mbart ndryshime që e ndihmojnë atë t’i shmanget sistemit imunitar. Shkencëtarët paralajmëruan se është konstatuar një “rritje e shpejtë” e rasteve në vendet ku shkalla e mëparshme e infeksionit mendohej të ishte shumë e lartë.

Shkencëtarët thonë se varianti brazilian është shqetësues pasi ngjan me mutacionin N501, varianti që u regjistrua në Britani, i cili besohet se e ka rritur transmetueshmërinë midis 50 dhe 77 për qind.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.