Shqiptareve me u dhane lirine,
zoje m’veti me qite Shqipnine
E prandej n’Shqipni pa da’
rrahin topat nder kala’;


perse’ flamuri kuq e zi,
sot ma’ spari,bukuri,
porsi fleta e Engj’llit t’Zotit,
po valevite mbi toke t’Kastrjotit,
si valeviti dikur motit;

e der’m’qielle ushton broh’ria
kah gerthet fusha e malsia:
perjete t’jetes:rr’nofte Shqipnia!

Edhe keshtu,mbas sa mjerimit
mbas sa gjakut e shembtimit,
e p’r inate t’Shkjeve t’Ballkanit
per gazep t’atij Sulltanit:
si premtue kisht’Perendia:
prap zoje m’veti duel Shqipnia.

– At Gjergj Fishta

Lexo po ashtu:  Strehuan hebrenjtë gjatë Luftës II Botërore, tre emra në murin e nderit në Tel-Aviv/Dr. Stiliano, Vasil Nosi dhe motra Adelina
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!