Familja dhe mjedisi familjar si pjesë shumë e rëndësishme e jetës tonë emocionale, psikologjike dhe sociale, ka një ndikim shumë të madh në mirëqenien tonë

Në punën tonë me klient të varur nga substancat psikoaktive kemi identifikuar domosdoshmërinë për të punuar me familjarët e këtyre klientëve si njërën nga hallkat më të rëndësishme në trajtimin e sëmundjeve të varësisë.

Janë edhe vetë klientët ata të cilët shpesh kërkojnë nga ne t’i përfshijmë familjarët e tyre (shumë herë me të drejtë) në angazhimin tonë përgjatë trajtim.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Për të kuptuar ndikimin e familjes në trajtimin dhe menagjimin e klientëve të varur nga substancat psikoaktive do të tentojmë të potencojmë disa aspekte.

Të dhënat nga literatura theksojnë ndjeshmërinë e funksionimit të familjes në varësinë nga droga në mesin e anëtarëve të familjes.

Familja, dinamikat brenda sistemit familjar shihen të jenë shumë të rëndësishme në instalimin dhe re-produkimin e varësisë dhe shihen që të jetë ekstremisht e rëndësishme në secilin individ.

Shumë hulumtime kanë raportuar përsëritjen e modeleve disfunksionale në historinë e familjes, në krijimin e varësisë nga droga.

Me qëllim që të kemi më shumë qartësi mbi rolin e familjes në përdorimin e drogës do t’i referohemi një studimi afatgjatë nga Van Ryzin, Fosco dhe Dishion (2012), të cilët kanë përcjellur të rinjët prej moshës 12 deri 23 vjeçare, e që ka gjetur se monitorimi nga prindërit, kualiteti i marrëdhënieve në familje, moralizimi mbi përdorimin e substancave për mënyrën se si bashkëmoshatarët e përdornin, që tregonte për rolin e familjes në zgjedhjen e shokëve dhe përbërjen e grupit të bashkëmoshatarëve.

Kjo na jep një të dhënë shumë të rëndësishme se si familja influencon në varësinë nga droga dhe njëkohësisht se si mos monitorimi i prindërve mund të ndikoj që adoleshentët të përcjellin një model jo të duhur dhe që ka një efekt destruktiv në mirëqenien e tyre dhe të luaj një rol të rëndësishëm që edhe ata të jenë përdorues të drogës, ngase hulumtime të shumta kanë treguar për rolin negativ të bashkëmoshatarëve abuzues në përdorimin e drogës.

Hulumtime tjera na tregojnë se si komunikimi, kohezioni, funksionimi i familjes dhe monitorimi prindërve luan një rol kyç, që të rinjët e familjes të përballen me problemet e drogës.

Si rezultat i këtyre të dhënave që konsistojnë mbi rolin e familjes është realizuar një tjetër hulumtim që ka bërë krahasimin ndërmjet familjeve me varësi nga droga dhe atyre që nuk kanë varësi nga droga, nga është gjetur se familjet me varësi të kenë influencuar zhvillimin e narkomanisë tek fëmijët e tyre.

Faktorët negativ familjar, armiqësia dhe mungesa e ngrohtësisë brenda familjes, familje abuzive apo neglizhues me pak kompetenca brenda saj, familjet që ishin më pak mbështetëse ndaj fëmijëve të tyre të kenë një rol domethënës në përdorim dhe krijim të varësisë nga droga.

Niveli i lartë i funksionimit të familjes ishte një sistem mbrojtës ndaj problemeve eksternalizues, duke minimizuar përdorimin e substancave, funksionimi i familjes predikon reziliencën, faktorët pozitiv të komunitetit dhe rezilienca predikon më pak bashkëmoshatarët deviant dhe në anën tjetër funksionimi i dobët i familjes së bashku me bashkëmoshataret që ishin deviant predikonin përdorimin e substancave.

Si rrjedhojë funksionimi i dobët i familjes rrit riskun për përdorimin e substancave në drejtim të përdorimit të rëndë. Faktorët e ndryshëm të familjes janë supozuar të jenë të ndërlidhur me problemet me drogë të fëmijët e tyre.

Niveli i ulët të komunikimit pozitive në familje ndërmjet prindërve dhe fëmijëve dhe kualiteti i dobët i monitorimit të prindërve është i lidhur me përdorimin e substancave tek adoleshentët.

Niveli i komunikimit brenda familjes ka tendencë të jetë më ulët gjatë fazave të pubertetit dhe kalimit në fazën e hershme të adoleshencës, e cila periudhë mund të jetë e shoqëruar me ngritjen e konfliktit dhe reduktimin e afërsisë me familjen dhe orientimi ka bashkëmoshatarët në këtë periudhë delikate të jetës.

Nëse një person shoqërohet me përdorues të substancave psikoaktive shkalla e rrezikut është shumë e madhe duke u bazuar një të dhëne mjaft interesante e cila konsideron se një heroinoman kontaminion 10 persona në vit, prej katër heroinomanëve, një bëhet trafikant i drogës.

Të jetuarit në një ambient stresogjen sikur janë rastet e tensioneve në familje rrit rrezikun, po ashtu presioni për ndërprerjen e abuzimit që vjen nga familja shumë herë arrijm t’a kategorizojmë si rëndues pasi që më shumë peshon si faktor stresi se sa abuzuesi ta kuptojë dhe të përfitoj nga përpjeka e familjes për t’a ndihmuar në ndërprerjen e abuzimit.

Gjatë punës tonë me klient abuzues të substancave psiko aktive shpesh e marrin informaten se arsyeja e fillimit apo e ri-fillimit të abuzimet me substanca ka të bëjë me vetë mjekimin e që këtë e ndërlidhin me pamundësinë e mengjimit të problemeve personale dhe mjedisore ku familja ka një rëndësi të veçantë.

Pikërisht kjo e rrit nevojën për informimin e drejtë dhe për mënyrat e qasjes më praktike, ndihmën e familjes për të kuptuar personin e varur dhe më te drejtë e bëjnë të domosdoshëm bashkëpunimin e familjes me terapistin që kjo të kontribuoj në rezultate më të mira për klientin i cili abuzon me substanca psikoaktive.

Eksperienca ime personale me përdorues të substancave psiko aktive ka rezultuar me suksese kur kam punuar me familjarët përmes psiko-edukimit për gjatë procesit të trajtimit pas hospitalizimit duke i informuar familjarët mes tjerash për vështirësitë e mundshme që mund të paraqiten gjatë fazave të caktuara siç është rikthimi i besimit të familjes, informimi si të menagjohen këto vështirësi që faza e mbrojtjes së sjelles së përshtatshme të jetë më e lehtë dhe mbështetja në risocializim dhe fuqizim të aftësive aktuale që posedon.

Prandaj me të drejtë mund të sygjerojmë që familjarët mos të hezitojnë të marrin shërbime profesionale nga profesionist të shëndetit mendor (psikolog, psikiatër, psikoterapist, etj..) si për parandalim po ashtu edhe në trajtimin të përdoruesve të substancave apo të personave të rrezikuar. 

M.Sc. Besnik Kadriu
Psikolog klinik /Psikoterapeut
044 / 434-324

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...