Trajneri Ernesto Valverde e ka pranuar se Barcelona e ka të pamundur të mos varet nga kapiteni Lionel Messi, pasi sulmuesi argjentinas e shënoi një het-trik për t’ia dhënë katalonasve fitoren me rezultat 4:1 në La Liga kundër Celta Vigos.

Tri golat e Lionel Messit në ndeshjen e së shtunës kundër Celta Vigos erdhën në fund të një jave që filloi me disfatë 3:1 kundër Levantes dhe u përkeqësua nga barazimi pa gola në shtëpi kundër Slavia Pragues në Ligën e Kampionëve.

Barcelona nuk ishte në formën më të mirë të mundshme kundër një Celtas në vështirësi, mirëpo Messi, i cili i kishte shënuar gjashtë gola në gjashtë ndeshjet paraprake, shënoi nga një penallti dhe dy gjuajtje të lira për t’ia siguruar Barcelonës tre pikët e radhës të shtunën.

Ju pëlqen!

Duke folur për gazetarët pas ndeshjes, trajneri Valverde e theksoi rëndësinë e argjentinasit për skuadrën.

“Është e pamundur të mos varemi nga Messi. Kështu funksionojnë gjërat. Ai shndrit gjithçka. Sot, ne ishim të rrjedhshëm dhe ai i shënoi tri gola. Është një epërsi që e kemi atë në skuadër, pasi që kundërshtarët i frikësohen dhe kjo është një gjë e mirë”, ka thënë Valverde.

“Kur ne fitojmë, ne fitojmë të gjithë. Ka edhe shumë lojtarë që luajnë, përveç Messit. Të gjithë e bënë punën e tyre”.

Valverde e pranoi se disfata kundër Levantes e kishte krijuar një atmosferë të pakëndshme në Camp Nou.

“Kur nuk fiton, ka shumë pasiguri rreth mjedisit tënd. Është mirë kur ndodh sepse ti duhet të reagosh. Sepse kur je i mësuar me një ndjenjë vazhdimisht, të detyron të përmirësohesh”.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!