“Gazetari” i njëanshëm Valon Syla përmes një postimi banal në facebook ka banalizuar përsëri se kryeministri “Kurti në horoskop është dash”.

Sipas “shpikjes” së Sylës, Kurti nuk mundet pa u rrokë me brina?!

“Albin Kurti dash është në horoskop. Smundet pa u rrokë me brina. Kryefortë. Nënshenja si dihet. Ka mundësi që edhe aty është koxha nifar dashi”, ka kontaminuar përsëri hapsirën publike, Valon Syla.

Kujtojmë se me ardhjen e Qeverisë Kurti në pushtet janë ndaluar shumë vjedhje dhe keqpërdorime ekonomike, përmes të cilave kishin përfituar shumë media dhe portale të ish sunduesve të pasluftës. Tani ky veprim i Qeverisë kurti tek këta “gazetarë dhe analistë”, ka ngjallë reagime dhe paknaqësi sepse portalet e tyre private e propaganduese nuk kanë mundësi që të përfitojnë më me qindra mijëra euro përmes pazareve të fshehura, të quajtura “reklama”, e që paguheshin nga taksapaguesit e Kosovës.