VALBONA eshte nje nder infermieret qe po lufton ne fushebetejen e COVID-19-es, prane Spitalit Infektiv. Forca dhe perkushtimi jane dy armet e saj te ftohta. E vendosur ne vijen e pare te luftes, bashke me mjeke e infermiere te tjere, BONA, emri i se ciles, eshte ne thelb sherbim, vazhdon misionin jetedashes.

Njesoj si koleget e saj italiane, spanjolle apo greke, ne fytyren e saj ka plage, qe jane me te paktat qe lufta mund te shkaktoje. Plaget me te medha nuk duken.
Ne darke apo mengjes, ajo duhet te kthehet ne shtepi, tek vajza e saj, e cila ka kaluar nje semundje te veshtire dhe ne cdo rast nuk duhet te kete asnje kontakt me virusin. Teksa largohet nga puna ajo lutet qe “plumbat” e marre gjate sherbimit t’i kete lene ne fushebeteje, per te mos vrare me ta, padashur, te bijen.

Betohem solemnisht përpara Zotit! – Keshtu nis betimi i infermierit, dhe Bona po e permbush ate para Zotit, vetes dhe nesh.
Ne lagjen time, ku ajo banon,mjafton qe ta therrasesh nga ballkoni per t’u gjendur prane ne cast.

Ju pëlqen!

VALBONA eshte sot HEROINA.
FALEMINDERIT DHE ZOTI QOFTE ME TY!

Shkrim nga kolegia Arjana Loçe.

Ta shperndajme ne forme solidariteti.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.