Qendra Europiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve deklaron se vala e parë e koronavirusit e ka kaluar pikun e vet në 20 vende përfshirë Britaninë e Madhe.
Sipas qenndrës në fjalë masat e marra për karantinim kanë sjellë uljen e transmetimit të infeksionit me 18% që nga data 8 prill. Megjithatë masat lehtësuese duhen parë me shumë kujdes.

Heqja e masave shtrënguese shumë shpejt, pa monitoromin e duhur dhe sistemet shëndetësore me kapacitet mundet që të riaktivizojë virusin në komunitete, deklaroi drejtori i Qendrës, Andrea Ammon.

Në vlerësimin e qenndrës rreziku i riaktivizimit epidemik është i moderuar nëse ka lehtësim gradual, por ai është shumë i lartë nëse masat hiqen menjëherë dhe pa gatishmërinë e sistemit shëndetësor.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën me 1 Euro!