DIETOLOGIA ENKELEIDA FERROLLARI

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i M bruar favorizon pasjen e një trupi të mirushqyer dhe të shëndetshëm dhe për ta ruajtur atë me kalimin e viteve. Zakoni i ngrënies së mëngjesit, sot, konsiderohet si një nga armët më efikase që nga fëmijëria e hershme, për parandalimin e obezitetit dhe të pasojave negative që sjell ai.
Studime të ndryshme kanë treguar që një mëngjes i mirë shoqërohet me përmirësim të parametrave kardiake dhe metabolike, si mbajtja e një peshe trupore të shëndetshme, ul rrezikun e sindromës metabolike dhe diabetit, ul riskun e sëmundjeve kardiovaskulare. Ngrënia e rregullt e tij shoqërohet gjithashtu edhe me përmirësime të performancës së trurit. Efektet pozitive të ngrënies së mëngjesit, pavarësisht cilësisë, i atribuohen pjesërisht faktit se ngrënia e mëngjesit bën të mundur që një pjesë të mirë të kalorive ditore ta marrim në pjesën e parë të ditës.Një mëngjes i bollshëm që na siguron të paktën 20% të kalorive ditore, shoqërohet me një konsum në sasi më të vogël të vakteve të ndërmjetme, të cilët nga mosngrënia e mëngjesit, rrezikojmë t’i marrim në cilësinë dhe në sasinë jo të duhur gjatë ditës. Megjithatë, për të siguruar rezultatet më të mira nga këndvështrimi metabolik, kardiovaskular dhe të mirëfunksionimit të sistemit nervor është e domosdoshme ngrënia e një mëngjesi në sasinë dhe cilësinë e duhur, i cili duhet të përbëhet patjetër nga drithëra, fruta, qumësht dhe nënprodukte të tij me pak yndyrë.
Është parë që ngrënia e drithërave në mëngjes siguron një sasi më të madhe të kalorive nga karbohidrate të përbëra, siguron më pak yndyrë dhe më shumë sasi fibrash dhe elemente të tjera ushqyese shumë të domosdoshme, sidomos në disa faza të jetës siç janë kalciumi, hekuri, zinku, vitamina C, vitamina D etj., krahasuar me ata që e kapërcejnë mëngjesin apo që e hanë, por nuk marrin drithëra. Sasia e kalorive të mëngjesit duhet të jetë 15-25% e kalorive ditore.
Mund të arrijë edhe në 30-35%, në rastet kur nuk konsumohen vaktet e ndërmjetme të paradites apo të pasdites. Zgjedhja e burimit të proteinave në mëngjes duhet shkojë drejt kufizimit të ushqimeve që përmbajnë yndyrna dhe kripë (sallam, proshutë etj.) dhe duhet të sigurohen nga ato ushqime që sigurojnë elemente mikroushqyese veçanërisht kalcium dhe vitaminë D (bulmetrat).
Rekomandohet ngrënia e karbohidrateve me tregues të ulët glicemik dhe të pasur me fibra. Fëmijët që hanë drithëra në mëngjes, jo vetëm që sigurojnë marrjen e vitaminave dhe mineraleve, dhe më pak kripë, por rezultojnë të kenë një peshë trupore të shëndetshme, krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre që nuk i hanë drithërat. Marrja e fibrave shoqërohet me një ndjesi më të madhe ngopjeje, çka bën që të reduktohet ngrënia e vakteve të ndërmjetme në sasi të mëdha.
Ndërkohë që ngrënia e vazhdueshme e një mëngjesit me tregues të lartë glicemik rrit luhatjet e glicemisë në gjak dhe ngacmon sekrecionin e insulinës, çka përbën një rrezik më të madh në shfaqjen e sindromës metabolike. Edhe në moshat e thyera, ngrënia e mëngjesit është shumë e rëndësishme. Siguron marrjen e sasisë së nevojshme të energjisë dhe elementeve mikroushqyese, si dhe të proteinave të nevojshme, falë shpërndarjes korrekte të tyre gjatë ditës.
Ndikon në uljen e humbjes së masës muskulore dhe në të njëjtën kohë në uljen e obezitetit për shkak të humbjes së masës muskulore. Ndihmon në përmirësimin e funksionimit të trurit dhe në kontrollin e problemeve të stipsit. Konsumi i qumështit apo i kosit me pak yndyrë, bën të mundur sigurimin e sasisë së kalciumit dhe ul rrezikun e osteoporozës së moshës së thyer, përveçse siguron sasi të mira të proteinave me vlerë të lartë biologjike, që janë shumë të domosdoshme për një të moshuar.
Një grup tjetër njerëzish, për të cilët ngrënia e mëngjesit të ekuilibruar është e domosdoshme, janë edhe sportistët. Ngrënia e mëngjesit të rregullt dhe të ekuilibruar sjell një përmirësim të shëndetit dhe të mirëqenies në përgjithësi për të gjitha moshat dhe grupet e shoqërisë.

Lexo po ashtu:  Një dush i ngrohtë para gjumit! Ja pse është i nevojshëm
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!