Kompania Pfizer njoftonte dy ditë më parë se është duke testuar me sukses dy medikamente antivirale që kanë dhënë rezultate shumë të mira për trajtimin e pacientëve të prekur nga CoVid-19. Sipas kompanisë që ka aktualisht në treg vaksinën më të kërkuar kundër CoVid-19, nëse medikamntet kalojnë fazën e mbetur të testimit dhe miratohen:

do të ofronin një trajtim përfundimtar për pacientët, përfshirë ata që janë të hospitalizuar me infeksion mesatar apo të rëndë. Njoftimi në fjalë sugjeron disa informacione.

I pari dhe më i rëndësishmi është ai se vaksinimi nuk është zgjidhje për sëmundjen, edhe pse mund të jetë zgidhje për formën pandemike të saj.

Ju pëlqen!

E dyta se regjistri i koronaviruseve, aktual dhe që mund të shfaqen më vonë, kanë fituar rëndësi në kualifikimin mjekësore, shkencor dhe atë të shëndetit publik duke paralajmëruar se sëmundja po kthehet në endemike. Ky është një informacion që nuk është sekret, pasi kompanitë financojnë kërkime mbi të dhënat që kanë dhe nga rezultatet e deritanishme. Pra ne kemi tashmë informacionin se vaksina është një ndër trajtimet, por me variantet e reja që shfaqen rëndësia e saj absolute bie pasi ajo do të duhet të përditësohet.

E njëjta gjë ndodh përvit me gripin që trajtohet si me medikamente, ashtu edhe me vaksinim. Por pa marrë asnjëherë natyrën alarmante që shohim me CoVid-19, që duhet thënë se është sëmundje e re dhe me gravitet shumë më të madh. Megjithatë, fakti se po kalohet drejt terapive të dedikuara, në bën të kuptojmë se debati apo vendimet për vaksinim të detyruar është i pakuptimtë tashmë. Sidomos kur shihet se rezistenca ndaj vaksinimit nuk ka të bëjë edhe aq me natyrën represive deri diku të mënyrës si disa shtete e kërkojnë atë, por edhe për faktin se ka dyshime të mëdha mbi efektet e këtyre barnave imunizues.

Vaksinimi për CoVid-19 duhet të jetë njësoj si ai për gripin, duke mos provokuar një krizë të re besimi që në fund të fundit toksikon edhe më keq klimën e tanishme në Perëndim dhe jo vetëm. Sëmundjet infektive janë të tilla që edhe nëse dikush i vaksinuar mund të mos zhvillojë sëmundjen, ai bartës dhe përhapës mund të bëhet dhe nga kjo pikëpamje kontrolli humbet vlerën e vet.

Ky diskutim ka rëndësi edhe në Shqipëri, një vend që ka ecur relativisht mirë me vaksinimin, por që nuk e ka bërë atë të detyrueshëm. Pamjet nga Franca apo vende të tjera ku pasaporta e gjelbër dhe ajo vaksinimit po bëhet e detyrueshme paralajmërojnë atë që mund të ngjasë në të ardhmen me sëmundje të tjera. Zgjidhja për një pandemi është patjetër mjekësore, por ndërhyrja për trajtimin e saj është politike.

Cila është vlera e vaksinimit të detyrueshmë nesër kur në çdo farmaci do të ketë medikamente për trajtimin oral të CoVid-19? Të mos harrojmë se kurat e dhëna qysh në fillim kanë qenë mbi bazë vëzhgimesh empirike dhe intuitë, kanë qenë zgjidhje ad hoc, gati eksperimentale, prej nga ku nuk ka rrjedhur asnjë përgjegjësi. Sot është ndryshe. Nëse shtete të caktuara kanë vënë në punën zinxhirin e prodhimit dhe blerjes së vaksinave të cilat tani duhet t’i shpërndajnë, ato më tepër sesa konsideratë strikt shëndetësore, kanë edhe një qasje politike përmes së cilës duan të ezaurojnë një dyshim se pak është bërë për pandeminë.

Pandemia na mësoi një gjë shumë të hidhur: muret është shumë e lehtë të ngrihen. Dhe ky nuk është një ogur i mirë për askënd.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.