Vaksina e zhvilluar në Turqi ndaj Covid-19, Turkovac, është dërguar për aplikim për autorizim emergjent, sipas ministrit të Shëndetësisë, Fahretin Koca, që shtoi se shpreson që vaksina të jetë e disponueshme nga fundi i vitit. Duke folur gjatë një debati për buxhetin e ministrisë së tij në parlament, Koca tha se puna për Turkovac është drejt përfundimit dhe shtoi se vaksina do të shënonte projektin e parë në fazën e 3 klinike që ndërmerret plotësisht nga Turqia.

“Do doja të ndaja një lajm të mirë për njerëzit tanë. Vaksina jonë me version të paaktivizuar të virusit, Turkovac, është dërguar për aplikim për autorizim emergjent”- tha ai. Ministria e Shëndetësisë theksoi se ka aplikuar tek Agjencia e barnave dhe Pajisjeve Mjekësore të vendit. Turqia ka nisur zhvillimin e Turkovac këtë vit, por data e nxjerrjes në treg është vonuar disa herë. Presidenti Erdogan tha se Turqia do ta bëjë vaksinën të disponueshme në të gjithë botën. Turqia ka administruar thuajse 120 milionë doza të vaksinës, duke përdorur injeksionet Sinovac të Kinës, dhe Pfizer me BioNTech.

Mbi 50 milionë njerëz kanë marrë 2 doza të vaksinës dhe vendi ka administruar gjithashtu doza nxitëse. Rastet ditore në Turqi kanë qëndruar sipër 30,000 që prej mesit të Shtatorit, ndërsa nurmi i vdekjeve, që arriti majën në 290 më Shtator, qëndon pranë 200. Qeveria i ka bërë thirrje njerëzve që të marrin masa personale dhe të vaksinohen, duke e fajësuar normën e lartë të infeksioneve tek nivelet e pamjaftueshme të vaksinimit.

Ju pëlqen!

Shefi për Europën i OBSH, Hans Kluge, tha se Turqia ka ofruar të marrë pacinetë me Covid-19 për të mbështetur vendet europiane me sisteme të mbingarkuara shëndetësore dhe e falenderoi Ankaranë për kontributin. Koca u përgjigj ndaj shkrimit të Kluge në twitter, duke thënë se Turqia do dhurojë 10 milionë doza të tjera të vaksinave përmes COVAX.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.