Shefi i programit të vaksinave të SHBA u shpreh se pret që do të ketë vaksinë të mjaftueshme për 20 milion amerikanë deri në Dhjetor. “Ne planifikojmë të kemi doza të mjaftueshme vaksine në dispozicion për përdorim në popullatën amerikane për të imunizuar rreth 20 milion individë në muajin dhjetor dhe 25 deri në 30 milion të tjerë në muajt në vijim,” tha shefi i programit të vaksinave  të SHBA, gjithashtu pjesë e një operacioni të administratës Trump me në fokus zhvillimin me shpejtësi të një një vaksine.

Ai e bëri njoftimin në një konferencë për mediat në Shtëpinë e Bardhë, ku Presidenti Trump tha se ai pret që një vaksinë e koronavirusit të jetë në dispozicion për të gjithë popullsinë sa më shpejt,  në një kohë kur sulmi i infeksioneve të reja e ka çuar numërimin e rasteve të përditshme në shifra rekord .

Në fillim të kësaj jave, Pfizer dhe BioNTech deklaruan se vaksina eksperimentale ishte më shumë se 90% efektive bazuar në rezultatet fillestare të provës. Pfizer ka deklaruar se pret të raportojë të dhënat e kërkuara  javën e ardhshme dhe më pas mund të aplikojë për një autorizim përdorimi emergjent. Prodhuesi britanik i ilaçeve AstraZeneca, duke punuar me Universitetin e Oksfordit, pret që të raportojë të dhëna të tjera për imunizimin ndaj  COVID-19, një tjetër pararojë, para fundit të vitit.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.