Media të ndryshme raportojnë se vaksina e zhvilluar nga kompania britanike universiteti i Oxford ka dhënë rezultate të mira. Testimet e kryera mbi 1077 njerëz kanë provuar se injeksioni prodhoi antitrupa dhe qeliza T që kuftojnë koronavirusin.

Raportimet e ndryshme theksojnë se ky është një rezultat premtues, por është ende herët për të folur nëse do të kalohet në prodhimin e saj pasi nevojiten teste të tjera për të kuptuar nëse ajo prodhon mbrojtjen e nevojshme.

Aktualisht Britania e Madhe ka porositur 100 milionë doza dhe vaksina e quajtur ChAdOx1 nCoV-19 konsiston në një virus të modifikuar që provokon të ftohtin e zakonshëm te shimpazetë, duke imituar sulmin e një koronavirusi.

Lexo po ashtu:  A ka shpresë pas 20 vjetësh? Të pagjeturit, temë e dialogut në Bruksel
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!