Kur bëhet fjalë për fëmijët, të gjithë përpiqemi të bëjmë më të mirën për ta, sidomos gjatë sezonit të verës ku tundimi është akoma më i madh. Mirëpo, Sylvia Gulliver nuk e kishte marrë kurrë me mend që një tatuazh i thjeshtë, i bërë me këna natyrale, do t’i shkaktonte një nga llojet më të rënda të alergjisë, vajzës së saj shtatëvjeçare Madison, e cila për fat të keq do t’i duhet të jetojë me shenjat e djegies gjatë gjithë jetës.

Do të duhej të ishin pushimet ideale, për mamanë 38-vjeçare dhe dy fëmijët e saj, përkatësisht 7 dhe 5 vjeç, mirëpo një incident i vogël u kthye në makthin më të madh të jetës së tyre. Familja britanike nga Bristol-i, ishin vendosur prej disa ditësh në Egjipt, ku një nga argëtimet kryesore që ofroheshin ishin tatuazhet me këna natyrale.

Madison kishte kërkuar prej kohësh të kishte një tatuazh, pa ditur se do t’i shkaktonte atij plagë të thella në trup. Gjithçka shkoi mirë në fillim, mirëpo ditën e nesërme filloi një kalvar vuajtjesh dhe orësh agonie në spital. Madison u dërgua menjëherë në spital dhe mjekët u habitën nga ajo që panë, 7-vjeçarja kishte kaluar një nga alergjitë më të rënda të lëkurës.

Pasi iu nënshtrua një sërë ekzaminimesh mjekësore, doktorët arritën në konkluzionin se ishte parafenilendiamina, substanca që i kishte shkaktuar këtë reaksion kaq të rëndë, shenjat e të cilit do t’i mbajë përjetë. Kjo substancë gjendet si tek kënaja dhe të gjitha bojërat e zeza dhe është plotësisht e ndaluar të përdoret sidomos tek fëmijët. Në rastin e Madison-it, ekspozimi në diell pasi kishte bërë tatuazhin rezultoi të ishte fatal.  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

/MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...
[wpedon id=16879]