Vaji i ullirit i prodhuar në vendin tonë është blerë në sasi rekord nga shtetet e huaj. Të dhënat tregojnë se eksportet janë rritur me 52 herë në raport me vitin e kaluar. Shqipëria pati mbiprodhim të vajit të ullirit, vitin e kaluar dhe kërkesat për blerje u rritën nga vende si Spanja e Italia, të cilat nuk kishin një rendiment të ngjashëm.

Tregu i shitjes së tij jashtë vendit rezulton të jetë rritur përtej pritshmërive, me 4100 tonë, nga 80 tonë që ka qenë mesatarja e eksportimit ndër vite. Edhe të ardhurat e fitimet kanë qenë pozitive, pasi vaji i ullirit u mblodh nga pikat e grumbullimit me çmim deri në 400 lekë për litër, dhe ditët e fundit, çmimi ka arritur 500 për litër, për shkak të kërkesës së lartë që vijon të jetë jashtë.

Lexo më shumë Ministrja Nagavci: Kam parë anomali në kontratat për blerjen e teksteve shkollore
Të dhënat e drejtorisë së Zhvillimit Rural për vitin 2022 flasin për prodhim të 150 mijë tonë ullinj, ose 40% më shumë se në 2021. Në total vaji i prodhuar arriti deri në 30 mijë ton. Fermerët thonë se këtë vit, prodhimi do të reduktohet, për shkak të kushteve të papërshtatshme klimaterike. Ministria e Bujqësisë parashikon që për vitin 2023 të prodhohen 140 mijë ton ullinj, ose 10 mijë tonë më pak se vjet.

Lexo po ashtu:  Lista e miliarderëve, Forbes zbulon njerëzit më të pasur të botës
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!