Vaji i kokosit është një përbërës i mahnitshëm për eliminimin e rrudhave dhe pastrimin e thellë të poreve. Ai mund të parandalojë gjithashtu shfaqjen e akneve dhe puçrrave të zeza, të cilat shumë vajza i shohin si problematike.

Por nëse do të bëni kombinim midis vajit të kokosit dhe sodës së bukës, përzierja që do të fitoni do të jetë më e fortë kundër të gjitha llojeve të problemeve të lëkurës, duke përfshirë trajtimin e akneve, skuqjen, shenjat dhe heqjen e papastërtive të tepërta nga poret e lëkurës. Femrat mund ta përdorin edhe për pastrimin e lëkurës, sepse ajo bën të mundur largimin e qelizave të vdekura nga lëkura.

Për të krijuar këtë masë mjafton të merrni 2 lugë çaji me vaj kokosi ekstra të virgjër dhe 1 lugë çaji sodë buke. Përziejini të dy përbërësit derisa të krijoni një pastë homogjene dhe më pas aplikojeni atë në fytyrën tuaj. Masazhojeni butësisht fytyrën me lëvizje rrethore. Më pas lëreni të veprojë për 5 minuta dhe shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët.

Pasi të keni bërë këtë nuk është e nevojshme të vendosni asnjë lloj kremi në fytyrë sepse vaji i kokosit do të hidratojë lëkurën tuaj. Këshillohet që të përgatisni aq sa do përdorni sepse pasta duhet të jetë e freskët sa herë pastroni fytyrën, në mënyrë që rezultati të jetë sa më i mirë.