Fiziku i fuqishëm ndonjëherë nuk mjafton. Është e qartë që kur për shkak të kapacitetit teknik ose forcës fizike, nuk arrin ti marrësh topin dikujt, është gjithnjë opsioni i ndërhyrjes së parregullt. E di mirë Adama Traorè, ylli i Wolverhampton. Anësori i dalë nga akademia e Barcelonës është një tren i vërtetë, me një muskulaturë e një shpejtësi që po cmend mbrojtësit anësorë të skuadrave të Premier, që shpesh e kapin nga krahët për të rrëzuar. Kjo i ka krijuar probleme fizike spanjollit me origjinë maliane, duke e detyruar të përdorë një truk të thjeshtë, por…efikas.

Si ka shpjeguar për The Sun një burim i brendshëm i klubit, shpatulla e Traorè ka krijuar shqetësime tek stafi mjekësor. Intensiteti i mbajtjeve nga krahu, duke qenë se është e pamundur ta ndalosh me rregullsi, e ka detyruar më shumë se një herë të humbasë ndeshje. Por lojtari, bashkë me fizioterapistët, e ka gjetur zgjidhjen: para ndeshjeve i lyen krahët… me vaj për bebet, për ti bërë të rrëshqitshme e ti ndalojë kundërshtarët ta kapin lehtë nga krahu. “Èshtë dicka që e kemi studiuar për të mbrojtur shpatullën e Adama”, tregojnë tek Wolves.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.