Adil Memaj

Pasi jemi tek kritikat e këtyre ditëve rreth mos formimit të qeverisë ku trampolinën e këtyre kritikave më shumë se sa partitë që kanë deklaruar se do mbeten në opozitë e mbajnë analistët nëpër studio televizive. Ata analistë që çdo natë i shohim duke dhënë opinionet e tyre rreth aktualitetit politik deri edhe në baza ditore, duke e trajtuar temën aktuale të zvarritjes së formimit të qeverisë sikur të ishte situatë emergjente dhe se për këtë vonesë janë fajtorë vetëm dy partitë  VV –ja dhe LDK-ja, duke harruar se që prej 6 Tetorit kohën më të madhe nuk e kanë marrur negociatat mes këtyre dy partive mirëpo numërimi dhe rinumërimi i votave, që në fillim ia nisën me disa kuti dhe përfunduan me numrimin e të gjithë votave të zgjedhjeve të 6 Tetorit, proces i cili zgjati më shumë se një muaj deri në çertifitimin e rezultatit zgjedhor dhe derisa u realizua qëllimi për të cilin u zgjat kaq shumë ai rinumrim.

Ndoshta kemi të drejt deri diku që ka humbur durimi dhe se kërkohet më shpejt që të formohet qeveria, sepse çdo zvarritje e më tutjeshme nuk i konvenon askujt e sidomos qytetarëve të Kosovës, të cilët nuk e meritojnë një vones të tillë, pasi më 6 Tetor treguan nivelin më të lartë të pjekurisë, qoftë me mënyrën e votimit ashtu dhe me vetë votimin, duke treguar se vullneti i tyre është për ndryshime në mënyrën e qeverisjes së vendit dhe ato ndryshime i bëjmë në mënyrë paqësore dhe të dinjitetshme me anë të votës.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Përpos vonesës si e tillë që po krijon njëfarë tensioni në mos krijimin e qeverisë, karahas letrave të vazhdueshme të Presidentit drejtuar Albin Kurtit, këtij tenisioni dhe presioni po i shërbejnë edhe analistët, të cilët më shumë janë të vetëshpallur analsitë, se sa që janë si rezultat i pjekurisë dhe dijes së tyre rreth një analize të mundshme. Për aq sa i kam përcjellur opinionet e tyre nuk është se thonë diçka më shumë se sa na thonë portalet, mediat elektronike, lajmet e televizioneve të ndryshime apo edhe vetë partitë politike.  Në fakt nuk kanë çka të thonë më shumë se sa vet deklaratat e shkurtra të dy partive që janë në përpjekje të formimit të qeverisë, dekalarata si: “në kuadër të rifillimit të bisedimeve, në takimin e sotëm ndërmjet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, pati përafrim. Takimi i radhës drejt marrëveshjes për koalicionin qeverisës LVV-LDK është nesër”, dhe kjo “nesër” ende vazhdon. Të tilla deklrata kemi degjuar prej se kanë filluar negocata këto dy partitë mes vete, prandaj nuk kanë çka na thonë analistetët më shumë se sa çfarë thonë partitë vet. Nuk është etike që për hirë të faktit që unë ftohem në emision më duhet pajtetër të them ndonjë informacion që mund të rrjethë nga takimi i brendshëm i partive, informacion i cili menjëher pas emisionit demantohet nga vetë eksponentët e partive të lart përmendura.

Por megjithatë faji nuk mbetet krejt tek ata më shumë se sa tek vet televizionet, emisionet e të cilëve ftojnë analistë për të disktuar vetëm tema të tilla politike, kurse për tema të tjera që nuk është se janë pak të rëndësishme për jetën e qytetarëve ftohen shumë rrallë. Edhe atë kur i ftojnë ndonjë ekspert për çështje si shëndetësia, siguria në komunikacion, arsimi etj, i ftojnë në emisionet e mëngjesit, në kohën kur më shumë fëmijët shikojnë TV-në. Prandaj duhet të ndërrohet kjo politike e redaktorëve në mënyrë që temat dhe analizat për politikë të plotësohen edhe me debate për temat tjera që i preokupojnë çdo ditë qytetarët e vendit.   Nuk jam kundër emisioneve ku analistë të pavarur shpeshin një opinion të tyre të pavarur dhe të panashëm rreth një situate të caktuar, mirëpo nuk bëhen emisione dhe analiza me ata të vetquajtur analistë që vazhdimisht fyejnë gati gjysmën e popullatës që jeton jashtë vendin dhe ju prapë i ftoni, me ata që dikur ishin analsitë sa për tu futur në ndonjë parti dhe fituar një pozitë, dhe kur i humbën ato pozita ju prapë ua jepni mundësinë të luajnë rolin e analistit, kjo është fyerje për intelegjencën e qytetarëve. Nuk bëhen emisione me njerëz që në vend se të jenë në burg për vjedhje e disa edhe për vrasje, ata na shesin mend në studio tuaja televizive.  Prandaj ju lutem ndryshoni qasjen, ose përndryshe edhe ato pak shikues që iu kanë mbetur do ju braktisin dhe do përfundoni duke bërë analiza nëpër kafiterit e qytetit.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...