Një pllakë përkujtimore për komandantin e korpusit të Novi Sadit të ish-ushtrisë jugosllave, Mlladen Bratiq, i cili ka udhëhequr sulmin e tmershëm në Vukovar të Kroacisë, u zbulua të premten në kompleksin e ushtrisë serbe në Novi Sad.

Bratiq ka vdekur në fillim të nëntorit, 1991, në Kroaci.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Në zbulimin e pllakës, gjenerali serb, Zoran Naskoviq, tha se ushtria serbe “me krenari i kujton të vrarët në konflikt”.

Kryetari i Qeverisë së Vojvodinës, Igor Miroviq, i cili e inicioi vendosjen e pllakës, tha se ajo është kujtim për “më të guximshmit në komunitet”.

Në pllakën përkujtimore, përveç emrit të Mlladen Bratiqit, thuhet po ashtu se ai “vdiq në misionin e luftës, më 4 nëntor, 1991”, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Ministria e Jashtme e Kroacisë i dërgoi notë proteste Serbisë.

Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, ushtria jugosllave, gjatë rrethimit të Vokovarit, ka përdorur artileri të rëndë dhe ka vendosur atje rreth 15,000 ushtarë.

Vukovari i shkatërruar është rikthyer nën kontrollin kroat në nëntor të vitit 1991, pas një rrethimi prej gati tre muajsh.

/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...