Komisionari i Parlamentit Gjerman për forcat e armatosura të Gjermanisë, Hasns-Peter Bartels, pas problemeve me prokurim për ushtrinë gjermane kërkon që të provohet modeli si e gjigantit suedez Ikea “zgjedhe, paguaj dhe merr me vete” kur blihen pajisje. Bundeswehr ka kohë që po vuan mungesa “masive” të pajisjeve dhe personelit. Në të njejtën kohë industria gjermane e armatimit po lulëzon duke eksportuar për shtete tjera,

Ushtria gjermane po përballet me mungesa qe një kohë të gjatë rreth pajisjeve ushtarake përfshi çizmet, jelekëve mbrojtës, tankeve, helikopterëve, dhe fluturake të vjetëruara që rregullisht ju shfaqen probleme të shumta.

Gjermania mund të i zgjidhë këto probleme të dukshme me pajisje duke e adoptuar ‘parimin Ikea’,, tha komisionari parlamentar për Bundeswehr në Bundestag, Hans-Peter Bartels, në një raportim vjetor rreth gjendjes së forcave ushtarake të Gjermanisë, të publikuar të martën. shkruan DW.
Bartels qartëson se kjo do të thoshte “zgjedh, paguaj dhe merr me vete” nga ajo që ekziston tani për dallim prej pritjeve me dekada për pajisje të reja që duhen prodhuar sipas “nevojave të kapaciteteve funksionale” të përcaktuara pa saktësinë e duhur.

Ju pëlqen!

Derisa Bundeswehr po vuan industria e armatimit e Gjermanisë po prodhon për eksport. Për fat të keq në raport cekej se “Bundeswehr ende gjendet larg” furnizimit 100 % me armatim, municion dhe pajisje personale për të përmbushur detyrat e mbrojtjes në Europë si dhe në aleancat si NATO. Për parlamentarin Bartels është pakuptueshme që kjo po ndodh derisa industria e armatimit gjerman në të njëjtën kohë po mbush tregun me teknologji për eksport.

“Përse duhen 7 vite për të ripërtërirë 100 tanke të vjetra në një model më të ri, kur brenda dy viteve, e njëjta industri mund të prodhoj 50 tanke të reja për një shtet tjetër?”.

Bartels në raport shpalosi se gjendjen e rëndë e nevojën për helikopterë të ri, duke thënë se vetëm disa prej 53 fluturakeve Tiger që janë porositur janë dorëzuar dhe për projektin ka zvarritje prej 134 muajsh dhe tejkalimin e buxhetit me 1.3 miliardë eurosh.

Sa i përket marinës, në raport theksohet se “nga 15 luftanijet që do të duhej të i kishte marina në letër, vetëm nëntë momentalisht ekzistojnë, dhe nuk ka plan të besueshëm për arritjen e anijeve të reja”.
Në të njëjtin raportim theksohet se ushtria gjatë po përballet me një çështje, mungesën e personelit. Një mangësi shihet mungesa e prestigjit për karrierat ushtarake, të kombinuar me vendimin e vitit 2011 për të anuluar shërbimin ushtarak obligues për qytetarët, që ka ndikuar në vështirësinë për rekrutim nga ushtria.

Diku 21 mijë poste mbeten të paplotësuar ceket në raport. Forcat ajrore kanë të përmbushur vetëm 53 % të personelit në departamentin teknik, derisa artileria ka vetëm 70 % të oficerëve me mandat dhe pa, të nevojshëm për të qenë funksional.

Problemi më i rëndë për të u zgjedhur sipas Bartels mbetet në Marinën gjermane, duke fajësuar “Detyra e gjatë në kombinim me kërkesat e rënda profesionale dhe fizike” si dhe paqartësia rreth shtesave të propozuar për ata që zgjedhin marinën si karrierë.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.