Fotografi nga momentet më të ulët të njerëzimit

16-vjecari në fotografi është Hans-Georg Henke. Ai ishte pjesëtar i Rinisë së Hitlerit, dhe fotografia është shkrepur në 1 maj 1945, një ditë para dorëzimit të Gjermanisë. Dëshpërimi dhe lotët e vërtetë do të preknin këdo. Megjithatë, ajo që ebën këtë fotografi një ikonë, është fytyra fëmijërore dhe trupi i djaloshit, që është e qartë që është shumë i vogël për një uniformë ushtarake.

HIstoria e Henkes erdhi e u ekzagjerua me kalimin e viteve, teksa fotografia e lotit që rrokulliset mbi faqe u bë e famshme. Vite më vonë, Henke do të thoshte se në këmbë kishte vetëm lecka, ndonëse në një prej fotografive dukej qartë që kishte cizme ushtarake. Duke parë shkatërrimin përreth tij, ky boshllëk në kujtesë ndoshta mund t’i falet. /Bota.al

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...