Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan, Muharrem Maralusha, përmes një postimi në Facebook, ka bërë një koment pasi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bëri të ditur ftesën e Gjykatës Speciale.

Ai me anë të këtij shkrimi ka kërkuar nga i pari i vendit që të jap dorëheqje nga posti i presidentit.

Ju pëlqen!

Madje, Maralusha ka paralajmëruar Thaçin, se ky i fundit duhet të jap dorëheqje më së largu më 7 korrik, pra sot, ose me 8 korrik.

Ja shkrimi i tij:

Image

Muharrem Maralusha

KY POSTIM KA TË BËJË ME HASHIM THAÇIN.

Kur njeriu niset në një rrugë ,i duhet me e dite se rruga mbaron diku.

Hashim Thaçi arriti në fund të rrugës, e tash duhet më u largu me nderë. Dhe duhet me dhënë dorëheqje si një njeri i ndershëm, në qoftse ai vet mendon se është i ndershëm.

UÇK-ja do te përmendet sot e 100 vjet si një ushtri çlirimtare dhe s’ka nevojë për Hashen me e përmend çdo ditë.

UÇK -ja kur nuk do të njolloset edhe pse Hasha e ka njollosë veten. Edhe diçka – Hasha, me e pas dëgjuar ‘HASJANIN’ para dy viteve – kjo gjë kur nuk i kishte ndodhë atij. Ndonjëherë duhet më i dëgju se çfarë këshilla Hasjanët të japin.

Përveç që e furnizojnë gati gjithë Ballkanin me bukë si fuarragji – Hasjanët ndonjëherë dinë me i këshilluar edhe Drenicasit se si me u sjellë me popullin.

Populli nuk donë me dëgju rrena nga politikanët, popullit duhet me ja dhënë mundësinë se si me i pru bukë familjes në sofër – e jo më e shikuar se si me u bë milionerë në një kohë sa më të shkurtër.

Hashim – në qoftë se donë me hy në histori si një politikan që e respekton drejtësinë edhe pse ju mendoni se këto akuza janë të padrejta – ju duhet me e mbrojt veten para gjykatës. Mos harroni se ju personalisht e keni përkrahë ketë gjykatë.

Duhet me dhanë dorëheqje prej pozitës së juaj sa më shpejtë (e kjo sa më shpejt është sot më 7 apo më 8 korrik më së voni.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!