Nënat nuk duhet të shqetësohen për ushqyerjen e foshnjës vetëm nëse është nënpeshë.

Nënat janë të shqetësuara për foshnjat e tyre kur ata nuk  hanë, por më shumë kur fëmija është nënpeshë. Mjekët i këshillojnë nënat të ndjekin rekomandimet e tyre në mënyrë që të vegjlit të ushqehen si duhet. Foshnjat duhet të kenë një rritje të vazhdueshme në peshë me qëllim që të forcohet sistemi imunitar.

Ka disa ushqime që ndihmojnë në shtimin në peshë të foshnjave:

-Qumështi i gjirit, është mënyra e vetme për të fituar peshë për foshnjat nën moshën 6 muajshe. Nuk ka asnjë burim tjetër ushqimor të ngjashëm me qumështin e gjirit.

-Bananet , janë burim i kaliumit, fibrave ushqyese dhe karbohidrateve.

-Kremërat nga frutat ose perimet. Në mënyrë që të vegjlit të shtojnë në peshë, duhet të ushqehen me kremra të frutave dhe perimeve, pasi në këtë mënyrë marrin vitaminat dhe mineralet e nevojshme.

-Patatet, siç e dimë, janë një burim i rëndësishëm i karbohidrateve, gjë që ndihmon në rritjen e shpejtë të peshës.

Foshnja duhet të ushqehet shëndetshëm dhe të ketë një dietë të pasur me vlera ushqyese. Kjo është kryesore për zhvillimin mendor dhe fizik.