Si qendra e kontrollit të trupit, truri është përgjegjës për shumë funksione jetësore. Ushqimet luajnë një rol në mbajtjen e trurit të shëndetshëm dhe mund të përmirësojnë detyra specifike mendore, si kujtesa dhe përqendrimi.

Ja çfarë ushqimesh duhet të konsumoni për të pasur një përqëndrim dhe kujtesë më të fortë:

Peshku i yndyrshëm është një burim i pasur i acideve yndyrore omega-3 duke luajtur një rol në përforcimin e kujtesës dhe përmirësimin e humorit.

Kafeja mund të ndihmojë në rritjen e vigjilencës dhe humorit. Mund të ofrojë gjithashtu një mbrojtje kundër Alzheimerit, falë përmbajtjes së tij të kafeinës dhe antioksidantëve.

Boronicat janë të mbushura me antioksidantë që mund të vonojnë plakjen e trurit dhe të përmirësojnë kujtesën.

Shafrani i Indisë dhe përbërësi i tij aktiv kurkumin kanë përfitime të forta anti-inflamatore dhe antioksidante, të cilat ndihmojnë trurin. Në kërkimet e bëra, ka rezultuar se shafrani ka reduktuar simptomat e depresionit dhe sëmundjes së Alzheimerit.

Brokoli përmban një sërë përbërësish që kanë efekte të fuqishme antioksiduese dhe anti-inflamatore, duke përfshirë vitaminën K.

Farat e kungullit janë të pasura me shumë mikronutrientë që janë të rëndësishëm për funksionin e trurit, duke përfshirë bakrin, hekurin, magnezin dhe zinkun.

Flavonoidet në çokollatë mund të ndihmojnë në mbrojtjen e trurit. Studimet kanë sugjeruar se ngrënia e çokollatës, veçanërisht çokollata e zezë, mund të rrisë kujtesën dhe disponimin.

Arrat përmbajnë një mori lëndësh ushqyese që stimulojnë trurin, duke përfshirë vitaminën E, yndyrnat e shëndetshme dhe komponimet bimore.

Portokallet dhe ushqimet e tjera që janë të larta në vitaminë C mund të ndihmojnë në mbrojtjen e trurit kundër dëmtimit të radikaleve të lira.

Vezët janë një burim i pasur i disa vitaminave B dhe kolinës, të cilat janë të rëndësishme për rregullimin e humorit dhe promovimin e funksionimit dhe zhvillimit të duhur të trurit.