Sa herë keni hedhur ushqime të cilat i keni lënë shumë kohë në frigorifer? Për arsye të shumta si të tipit do t’i hani më vonë apo do t;i shtoni në një gatim të nesërmen etj etj.

Me pak njohuri dhe zgjuarsi mund të kurseni para dhe gjithashtu të mos hidhni ushqimin kot së koti!

Kuzhinierja e famshme Zoe Bingley Pullin ndan këshilla e saj me ne:

Ju pëlqen!

1. Përdorni më pak prodhime mishi dhe më shumë bimore: Proteinat e bazuara në kafshë mund të jenë të shtrenjta sidomos në krahasim me proteinat me bazë bimore. Përveç kursimit të parave, ka përfitime të shumta shëndetësore që lidhen me zëvendësimin e disa ushqimeve me proteina me bazë bimore. P.sh:

Kur bëni një salcë Bolognese ose makarona, shtoni ½ thjerrëza dhe ½ mish

2. Bëni me perimet e mbetura një salcë: Në fund të javës, merrni perimet e mbetura, p.sh. qepë, patate të ëmbla, kunguj, karrota me pak vaj ekstra të virgjër ulliri, erëza, bimë dhe përzini ato me salcë domatesh për ta shoqëruar me pasta apo me ndonjë ushqim tjetër.


3. Krijoni një listë me ushqimet: gjithmonë mbani një listë se çfarë do të gatani p[asi kjo do t;ju ndihmojë që ushqimet e mbetura të jenë pjesë e gatimit të së nesërmes. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!